Erion Braçe kap mat makinën e policisë “detyrohet” të shkelë ligjin (VIDEO)

Ligjvënësit shqiptarë për orë të tëra diskutuan një ditë më parë një sërë projektligjesh, ku mes tyre ishte dhe ai i Kodit Penal. Pas mesnatës ata ngritën kartonat jeshil për ndryshimet e bëra në këtë Kod, ku në një prej pikave qëndronte dhe kriminalizimi i parkimeve dyshe.E vetëm disa orë pasi deputetët votuan pro kësaj mase ndëshkuese për të gjithë ata shoferë të mosbindur të cilët nuk respektojnë rregullat dhe bëhen pengesë për automjeteve e emergjencave civile, deputeti socialit, Erion Braçe ka dalë në rrugët e kryeqytetit ku dhe u ka treguar qytetarëve cilat prej rasteve do të dënohen, bazuar dhe në ligjin e ri.Në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, socialisti i cili shpesh herë është dhe opozita brenda mazhorancës së tij, ka publikuar një video ku shihet dhe automjeti i policisë i cili është “detyruar” që të “parkojë dysh”.

“Parlamenti votoi ndryshime në Kodin Penal ku parkimi dysh do të konsiderohet kundërvajtje penale dhe do të dënohet me gjobë deri në 6 muaj burg. Cili është rasti? Rasti është ky. Ja ky është rasti i parkimit dysh”, dëgjohet të thotë Braçe

https://www.instagram.com/erionbrace/?utm_source=ig_embed&ig_rid=09e7c3b0-f23b-4526-a5aa-7310c6766b11