Skip to content

Vizita e Ramës në Izrael, Ilir Kulla: Nuk është prishur me Erdoganin, ja çfarë po luhet në prapaskena

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe reagimet që ajo ka ngjallur në Turqi.

Në një intervistë për emisionin “Të Pashoq”, në kanalin në YouTube të Pamfletit, Kulla tha se pavarësisht deklaratave të forta të Ramës në Knesset dhe reagimeve që kanë ardhur nga Ankaraja, nuk bëhet fjalë për një përplasje reale mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai theksoi se Rama historikisht ka ditur t’i menaxhojë marrëdhëniet personale dhe publike në mënyrë të tillë që të ruajë gjithmonë një hap rezervë në raportet ndërkombëtare.

Kulla nënvizoi se edhe çështje të ndjeshme, si një zhvendosje e mundshme e ambasadës shqiptare në Jerusalem, nuk do të sillnin pasoja reale në marrëdhëniet me Ankaranë, duke kujtuar se Kosova e ka bërë një hap të tillë dhe vijon të ketë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë.

Sipas Kullës, reagimet e ekzagjeruara ndaj vizitës së Ramës janë pjesë e një strategjie të mirëmenaxhuar komunikimi politik, ku rrjetet sociale luajnë rol kyç. Ai shtoi se kryeministri përdor me mjeshtëri perceptimin publik për të paraqitur veten si faktor balancues mes Lindjes dhe Perëndimit.

Pjesë nga intervista:

-Tani, kjo vizitë e Ramës në Izrael, padyshim, sikurse pritej, edhe për faktin e deklaratave të forta që bëri në Knesset, ka ngjallur reagime të forta nga nga Ankaraja, nga Turqia. A është kjo fillimi i një përplasje të madhe mes kryeministrit Rama dhe, në thonjëza, mentorit të tij Erdogan në Turqi? Apo jo?

Ilir Kulla: Po jo. Këtu më nxori një argument në raport me atë që thesh. Gjithmonë Rama në mënyrën se si ka luajtur marrëdhëniet publike, ka lënë, mendoj se në këto marrëdhëniet e veta personale që i krijon me njerëzit, si ato që ka pasur me Erdoganin, ka gjithmonë diçka më tepër, ka nga një më mbrapa në mendje e të tjerë. Dhe për këtë ka luajtur me me këta, jo me biznesmenë aty e të tjerë. Të kujtohet që kur u krijua Air Albania si një gjë shumë e madhe e të tjerë. Dhe pastaj…

-Falimentoi, po.

Ilir Kulla: Jo. Jo falimentoi, e falimentuan këta. Mbi, nuk e di sa udhëtime shtetërore janë bërë që s’janë paguar kurrë kostot e të tjerë. Po, e rrjedhshme është që s’ekziston më. Pra, çështja është që dhe me Turqinë, ne realisht, konkretisht, përveç ndihmës që na ka dhënë Turqia në raport me tërmetin, ëh me rindërtimin, këto që kemi me NATO-n, bashkëpunimi ushtarak e të tjerë e të tjerë, me shëndetësinë në kohën e COVID-it, megjithëse shumica e njerëzve kanë shkuar me paratë e veta që të jemi të qartë. Konkretisht me Turqinë, në këto 13, 14 vjet, çfarë kemi bërë realisht? Po çohesh në Turqi-Serbinë, ti e sheh që Turqia dhe Serbia, pavarësisht se nuk janë kaq të afërta me njëra-tjetrën, po nga pikëpamja e biznesit, e zhvillimit e të tjerë, kanë shkëlqyer. Ne e konceptuam dhe njëherë marrëdhënien me Turqinë, hajde të marrim njërin se s’po ja përmend emrin, se kam muhabet me të, një biznesmen nga Vlora, po e fusim aksioner, po e fusim me këtë. Jo hajde të shkojmë, jo bëjmë shou, bëjmë pushime, jo bëjmë takim, bëjmë shou. Konkretisht, pas 13, 14, 14 vjetësh, çfarë kemi me Turqinë? Shumë pak gjëra kemi me Turqinë. Kemi Çalikun, po Çaliku ka ardhur në kohë të Fatos Nanos, nuk ka ardhur as në kohë të Berishës, as as në kohë të Ramës. Bizneset e Çalikut janë në Shqipëri ato që janë më të rëndësishmet, grupi Çalik. Kemi bankën, po dhe ajo atëherë ka ardhur. Madje në këtë moment që flasim mbase s’kemi as Turkish Airlines sepse ja hoqën fluturimet Turkish se do t’i jepnin ekskluzivitetin kësaj, ëh Air Albania-s.

Published inNews