E ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio, ishte ish banorja e “BBV”, Armela Hyseni.
Çfarë mendon Armela për dyshen Brikena-Mateo?
Ata pëlqehen, është e dukshme por që të ketë diçka të vërtetë, të thuash dashuri e vërtetë apsolutisht që jo. Brikena thotë se nuk i pëlqejnë meshkujt me muskuj. Mendoj se ka dikë jashtë, ku ka zë nuk është pa gjë. Shpresoj ta ketë gjetur dashurinë e vërtetë.Armela na tregon edhe pak nga sfidat e jetës?
Unë 18-vjeçe kam njohur babain për herë të parë, më ka rritur mami e vetme.
Planet e Armelës për të ardhmen cilat janë?
Nuk kam ndërmend t’i ndahem televizionit, shpresoj të jem adapte për një gjë të tillë. Fillimisht dua të kem disa dalje televizive që të shoh se ku do të përshtatem, nuk dua të futem diku ku nuk më rri fare. Nuk mërzitem lehtë, prekem nëse më mërzisin familjen.Mua nuk më shqetësojnë, më vjen për të qeshur dhe për të qarë për injorancën e dissave. Më vjen keq që kam ngritur zërin për disa kauza për këtë popull. Ofendojnë, fyejnë për ngjyrën e lëkurës, asgjë nuk lidhet më çfarë thonë ata, janë injorantë. Fyerjet racore janë të papranueshme. Unë me origjinë të largët jam nga Korfuzi. Hallat e mia janë borë të bardha.
