Category: Politikë

  • “S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

    “S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

    Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj.

    “S’ka burrë që del dhe më rreh mua”, u shpreh moderatorja, duke deklaruar edhe njëherë se lajmet janë të pavërteta. Madje ajo shtoi se: Unë dy herë jam rrëzuar prej takave, pa pasur faj Ramushi hiç, dhe kam thyer hundën.”

    Anita Haradinaj theksoi se edhe 70 herë po të martohet, sërish do të kishte zgjedhur të kishte në krahë Ramush Haradinajn. Anita Haradinaj: “Unë dy herë jam rrëzuar prej takave, pa pasur faj Ramushi hiç, dhe kam thyer hundën. Njerëzit duhet të mendojnë se të ndodh edhe diçka tjetër, jo që një çift duhet të rrihet. Se s’ka burrë që del dhe më rreh mua. Se nuk më ka rrahur as baba, as nëna, as askush.

    Nuk më ka lindur mua mami e babi që të më rrahë dikush, ditën që të më rrahë dikush, unë konferencë për mediat mbaj dhe them “më ka rrahur”. Nuk me vjen turp, nëse vjen puna deri këtu. I faturohen të gjitha Ramushit, edhe 70 herë të martohem, prapë atë djalë do të kisha zgjedhur, është njeriu më i miri i mundshëm që kam takuar në jetë dhe nuk e meriton që ti faturohen këto budallallëqe që mund ti prodhojë mendja e njeriut duke pasur kohë që të më analizojë mua që theva dorë.

    Është gjynah dhimbjen time, kur kam bërë aksident se ka kuptuar asnjë njeri, ty ta shtojnë dhimbjen duke ia faturuar një burri super të mirë, një babai shumë të mirë duke i thënë “E ka rrahur”, nuk ekziston kjo”

  • Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t’a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?

    Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t’a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?

    Sali Berisha, i pandehur për korrupsion, i shoqëruar nga Flamur Noka me dosje në SPAK, u shfaq dy ditë më parë në burgun e Fierit, për të vizituar Ervin Salianjin, me të cilin u përlesh tre vite më parë për selinë e PD-së.

    Sali Berisha, i pandehur për korrupsion, i shoqëruar nga Flamur Noka me dosje në SPAK, u shfaq dy ditë më parë në burgun e Fierit, për të vizituar Ervin Salianjin, me të cilin u përlesh tre vite më parë për selinë e PD-së. Berisha shprehu dëshirën për të vizituar edhe Ilir Metën në burgun 313, aleantin e tij në frontin anti-amerikan dhe anti-SPAK, por shtoi se kishte disa pengesa procedurale.

    “Ilir Metën do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta pretendojnë se të paraburgosurit nuk mund të takohen. Këta më kanë thënë mua, se sigurisht unë jam interesuar, por më kanë informuar se ai është në paraburgim dhe nuk lejojnë takime”, tha Berisha.

    Kreu i PD e konsideron Ilir Metën të burgosur politik, me shpresën se me dromcat e LSI-së rahmet pastë, që hodhi ‘në erë’ Edi Rama (një nga veprat më patriotike), mund të qepë ndonjë mandat më tepër në zgjedhjet e 11 majit 2025, për të ruajtur monopolin e opozitës deri në 2029. Në gusht të vitit 2001, në një konferencë për shtyp, Sali Berisha parashikonte se Ilir Meta do ta mbyllte jetën e tij prapa hekurave.

    “Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij, ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha.

    Nuk dihet se kush e pengon më shumë për t’a vizituar Ilir Metën në burg, procedurat apo sikleti nga kjo profetci e përmbushur, po ky parashikim në atë kohë ishte aq i pabesueshëm sa profecia e Çim Pekës, i cili në korrik të vitit 2019 tha se Lulzim Basha është i dënuar të bëhet kryeministër!

  • Donald Trump në Shqipëri? Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s!

    Donald Trump në Shqipëri? Sali Berisha: Do ta organizoj unë Samitin e NATO-s!

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë 2027.

    Kryedemokati u shpreh se Samitin e NATO-së do të organizojë vetë ai, dhe jo kryeministri Rama.

    “Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, u shpreh kreu i PD-së.

    Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës, Gjekmarkaj rrëfen momentin: Rezistova disa minuta, por… U ndjeva i fyer nga reagimi i policisë, ishte manipulim

    Humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës, Gjekmarkaj rrëfen momentin: Rezistova disa minuta, por… U ndjeva i fyer nga reagimi i policisë, ishte manipulim

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka treguar për herë të parë detaje rreth momentit gjatë protestës së opozitës, kur humbi ndjenjat pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjekmarkaj tha se nuk e kishte menduar që mund të ndodhte diçka e tillë pasi ata ishim protestues paqësor, ndërsa shton se nga pas ka pasur një urdhër politik”.

    “Unë rezistova disa minuta, nuk doja të ikja nga aty, por ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes. Kur më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat”, ka treguar ai, duke theksuar se ka qëndruar për disa minuta pa ndjenja dhe më pas është dërguar në spital.

    Sipas Gjekmarkajt, ajo që e shqetësoi më tepër ishte reagimi i policisë, e cila sipas tij, u përpoq të manipulonte situatën, duke njoftuar se ai kishte “ikur” nga protesta, gjë që ai e quajti fyese.

    “Nuk ika, as në kafe, as në shtëpi, ika në spital”, tha ai.

    Ai ka theksuar se nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor, por ngjarja ndodhi për shkak të presionit fizik që ushtroi policia.

    Ishte fyese deklarata ë policisë, se thanë që iku. Unë nuk ika, as në kafe as në shtëpi, ika në spital. Ajo që ndodhi nuk është se unë vuaj nga ndonjë shqetësim shëndetësor, por ishte derivat i presionit fizik që ushtroi policia. Reagimin pas ngjarjes e bëra sepse u ndjeva i fyer nga reagimi i policisë që mu duk manipulim”, tha demokrati.

    Agron Gjekmarkaj: Se kisha menduar qe mund të ndodhte, se ishim protestues paqësor. Në atë moment isha në zonën e Pallatit me shigjeta, isha i shoqëruar me punonjësin e Gardës, i cili më shoqëron si Nënkryetar i Kuvendit.

    Besoj se nga pas është një urdhër politik, se di nëse e ka dhënë ministri i Brendshëm, Rama apo Drejtori i Policisë. Filluan me shtyrje, u lidhen me njëri-tjetrin dhe shtyjnë me parzmoret e tyre. Në fillim i thash me shaka “nuk jam tip që frekuentoj palestra”, ia thash me të qeshur.

    Nga e qeshura kaluan në situatë serioze. Unë rezistova disa minuta, se nuk doja të ikja nga aty. Policia duke ndërhyrë në këtë mënyrë nuk largojnë njerëzit, se ata dalin nga krahu tjetër. Është një formë presioni për të dekurajuar njerëzit. Unë isha me njerëzit e mi, të Lezhës, Mirditës.

    Ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes, në momentin që më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat. Nuk e di sa kohë ka zgjatur, ata që ishin aty më thanë për disa minuta. Më pas më çuan në Spital.

    Ishte fyese deklarata ë policisë, se thanë që iku. Unë nuk ika, as në kafe as në shtëpi, ika në spital. Ajo që ndodhi nuk është se unë vuaj nga ndonjë shqetësim shëndetësor, por ishte derivat i presionit fizik që ushtroi policia. Reagimin pas ngjarjes e bëra sepse u ndjeva i fyer nga reagimi i policisë që mu duk manipulim.

    Jo të gjithë policët u sollën njësoj. Për dy tre ditë kam pasur një gjendje aritmie, një luhatje tensioni, dhimbje koke. Unë do të jem gjithmonë një protestues paqësor, do t’i bashkohem njerëzve, do jem në protestë në Tiranë dhe kudo tjetër.

  • “Zhurma e armëve të ndalet”/ Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Ukrainë

    “Zhurma e armëve të ndalet”/ Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Ukrainë

    Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës që nisi me sulmin në shkallë të gjerë të Moskës, më shumë se dy vite më parë, e që ka shkaktuar me dhjetëra mijëra të vrarë. Në fjalimin e tij në ditën e Krishtlindjes, duke iu referuar konfliktit në Ukrainë Papa bëri thirrje për “të gjetur guximin e nevojshëm për t’u hapur derën negociatave”.

    Duke folur nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, para mijëra njerëzve të mbledhur në shesh, Papa tha se uronte që “zhurma e armëve në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, të ndalej”.

    Ai bëri thirrje gjithashtu për gatishmëri për “dialog e për t’u takuar”, në mënyrë siç tha ai “të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”. Papa Françesku, i cili ka qenë Papë që nga viti 2013, u kritikua nga zyrtarët ukrainas këtë vit kur tha se vendi duhet të ketë guximin për të negociuar me qëllim dhënien fund të luftës me Rusinë.

    Më parë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e kishte përjashtuar më mundësinë e bisedimeve për paqe pa rivendosjen e kufijve të Ukrainës së paraluftës.

    Por zoti Zelenskiy ka treguar gatishmëri në rritje që nga momenti i rizgjedhjes së Donald Trump-it si president i Shteteve të Bashkuara, për të hyrë në negociata. Më herët gjatë muajit dhjetor, zoti Zelenskiy hodhi idenë e një zgjidhjeje diplomatike që do të përfshinte “ngrirjen” siç tha ai të linjave aktuale të betejës dhe vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë. Rusia ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’iu bashkuar aleancën ushtarake të NATO-s.

    Po sot Papa Françesku, bëri thirrje për t’i dhënë fund konflikteve, politike, sociale apo ushtarake, në vende si Libani, Mali, Mozambiku, Haiti, Venezuela dhe Nikaragua./Voa

  • RAMA shkarkon Bicin nga IKMT dhe Tahirin nga “Illyrian Guard”. Ja emrat e rinj

    RAMA shkarkon Bicin nga IKMT dhe Tahirin nga “Illyrian Guard”. Ja emrat e rinj

    Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendimi është marrë vetëm 6 muaj pasi Bici mori postin më 31 korrik të këtij viti. Post për të cilin, Bici refuzoi edhe atë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i lënë bosh nga ndërpreja e parakohshme e mandatit të ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetajt.

    Vendin e saj do ta zërë Ajet Zyberi, i cili e ka mbajtur më herët këtë post por dha dorëheqjen nga drejtimi i IKMT në vitin 2022, rreth 1 vit pasi ishte emëruar në krye të strukturës. Vendimet janë marrë ditën e djeshme (19 Dhjetor), në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, takim që u mbaj jashtë rendit. Ndaj pritet që shumë shpejt këto vendime të zyrtarizohen edhe me VKM. Ndërkohë që ende nuk dihet se cili do të jetë posti që do t’i besohet Bicit tashmë që la kreun e IKMT-së.

    Ndryshime ka edhe në “Illyrian Guard”. Postin e të parit të kësaj njësie nuk do ta mbajë më ish-deputeti i Partisë Socialiste, Anduel Xhindi, i cili u emërua në tetor të 2023. Ka raportime se vendi i tij do të pasohet nga Enrik Banushi, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht, pasi edhe në këtë rast pritet vendimi me VKM.

  • Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

    Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

    Përplasje e ashpër në Kuvend mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe deputetit opozitar Agron Shehaj. Ndërsa, Shehaj po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë. Noka e akuzoi si ushtar të Rilindjes.

    Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu.

    Noka: Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.

    Noka: Mu hiq qafe, ik s epo flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.

    Spiropali: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.

    Noka: Kur tu them mu largo, mu largo.

  • “Pusho ti, papagall”, përplasje mes Mziut dhe Shehajt, deputeti demokrat tenton ta godasë me shishen e ujit! Ndërhyn Garda

    “Pusho ti, papagall”, përplasje mes Mziut dhe Shehajt, deputeti demokrat tenton ta godasë me shishen e ujit! Ndërhyn Garda

    Ditën e sotme në seancën plenare po diskutohet projektligji për tatimin mbi të ardhurat. Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi projektligjin para minsitrave. Ndërsa deputeti Agron Shehaj bllokoi foltoren dhe kërkon të zhvillojë një interpelancë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

    Teksa Shehaj mban të bllokuar Foltoren prej më shumë se një ore ka pasur edhe një përplasje mes tij dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu.Mziu: Projektligji është një akt normativ shumë i rëndësishëm, por duhet të merremi me thelbin, me atë që kishte në krye të herës ky ligj që u shpik nga kryeministri një vit më parë. Në vitn 2020 kryeministri premtoi që nuk do të kishte asnjë biznes të vogël që nuk do të ketë tatim fitimin apo TVSH zero.

    U kujtua pas tre vitesh që të paraqiste një ligj dhe me votat e mazhorancës të mundësonte që të aplikonte tatim-fitimin mbi një numër të konsiderueshem prej më shumë se 30 bizense, profesione të lira, që në fakt e ka bërë dëmin në këto dy vite. Shumica e këtyre profesionistëve edhe për shkak të këtyre taksave, një pjesë prej tyre kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni duke qenë se vendet e rajonit kanë taksa më të ulëta.Ndërkohë që Mziu fliste nga karrigia e tij, deputeti Agron Shehaj, vijonte të fliste nga foltorja që mban të bllokuar. Në një moment Mziu e akuzon si patericë të mazhorancës dhe tenton ta godasë me shishen e ujit, ndërsa u desh ndërhyrja e Gardës.

    Mziu: Pusho ti ore papagall. Edhe ky është një patericë e mazhocarnës. Ky person tenton të luajë rolin e mazhorancës. Unë do të merrem me një tjetër fenomen.

  • Berisha flet për shpalljen “Non grata”: Deklarata e SHBA e shkruar nga dora e Yuri Kim, 5 Nëntori ua dha përgjigjen!

    Berisha flet për shpalljen “Non grata”: Deklarata e SHBA e shkruar nga dora e Yuri Kim, 5 Nëntori ua dha përgjigjen!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë prej një viti për aferën e dosjes “partizani” dhe i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania, foli sot pasi doli nga godina e Parlamentit në lidhje me disa çështje që lidhen me zhvillimet politike brenda Kuvendit dhe jashtë tij.

    Ish-kryeministri akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali për shkeljen e procedurës së seancës dhe Kushtetutës, duke e cilësuar edhe me epitetin “pëllumbesha spirogjoka”.

    “Procedura është përparësi absolute e patjetërsueshme, përveçse në këtë Parlament. Kjo pëllumbesha spirogjoka pas mbledhjes së grupit parlamentar ka frikë se i nxjerrin 5 milionshin, ku të dush dhe si të dush, kjo është kryetare e pakallur e Kuvendit!”, tha kreu i selisë blu.

    Ndërsa i pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të ambasadës së SHBA-ve, ai bëri përgjegjëse administratën e vjetër të SHBAve dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, duke thënë se “nuk do diskutonte të shkuarën”, sepse “5 nëntori (zgjedhjet në SHBA) ia dhanë përgjigjen”.

    “Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 Nëntori u dha përgjigjen këtyre. Kjo administratë ka humbur. Pyet për atë që vjen se për atë që iku nuk besoj se ka mbetur gjë që s’kam thënë. Ishte e shkruajtur nga dora e Kimit (deklarata e SHBA), ishte ndryshuar pak por s’ka gjë, dukej dora e saj”, tha Berisha.
    Më tej ai dha deklaratë edhe për mbledhjen dypalëshe të qeverive Shqipëri-Kosovë më 20 Dhjetor në Prishtinë, duke e akuzuar Ramën se kishte bërë përpjekje të rrëzonte qeverinë e Kurtit, bashkëpunonte me Beogradin duke i vënë sanksione Kosovës dhe madje ndaloi këngën e himnit të ri të kombëtares “Mora fjalë”, duke dalë kundër figurës së Adem Jashari.

    “Po ekspozoj këtu para shqiptarëve Së pari datë 20 Dhjetor mblidhen 2 parlamentet në Kosovë-Shqipëri. Ky parlament s’mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët kur ka hedhur poshtë rezulutën e gjenocidit serb në Kosovë. Prandaj do kërkojmë që kjo rezolutë, të votohet para se Parlamenti të shkojë atje. Të mos jetë hipokrizi kombëtare, por akt i pranueshëm kombëtar. Të kërkojë të falur. Së dyti sepse Rama ishte i para që vuri sanksione ndaj Kosovës. Ky Parlament të kalojë një rezolutë ndjese falje kombëtare për aktin e turpshëm të Shqipërisë, nga asnjë vend tjetër, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha ai.
    Për të kaluar më tej tek debati për këngën e kombëtares shqiptare si himn në stadium, duke shigjetuar përsëri kryeministrin Rama:

    “Ndalimi që i bënë në stadium që i bënë kuqezinjve, i himnit të këngës Mora Fjalë e poetit Naim Gjoshi. Kënga u shndërrua edhe fal virtuozitetit të Shkurte Fejzës në himn të kuqezinjve. Tani zëvendësimi që pretendon Edi Rama me këngën tjetër që i ka bërë me Rrjedh në ligjërime, janë dy këngë të ndryshme.

    Në radhë të parë Shqipëria ka himnin aty, hapet me himnin kombëtar çdo ndeshje. Unë e dua shumë “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, por për tifozërinë është lehtësisht e këndueshme ‘Mora fjalë’. Kjo s’ka asnjë fjalë që nxit konfliktualitet apo armiqësi. Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror, s’ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar. T’i përkulesh Beogradin në një kohë kur ai është kryeluftëtari i kombit, është akt poshtërues. Në fakt lexova një deklaratë që dukej si nga zyra e Fugës sepse ja njoh dorën. E ftuan vetë atë, e pamë në stadium, janë gënjeshtra të Edi Ramës, ai e ndaloi me urdhër të Beogradit atë. Ndaj duhet rezoluta para seancës në Prishtinë. Mund të votohet edhe sot rezoluta për dënimin e gjenocidit serb, mund të dënohen sanksionet e Ramës ndaj Kosovës, përpjekjet e tij për të përmbysur qeverinë e Kosovës dhe për atë që bënë për himnin e Adem Jasharit”, u shpreh ai në fund të fjalës.

  • “Betejën do ta fitoj, padiskutim”- Ilir Meta nga burgu: Rrëmbimi dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral, për të më pamundësuar ushtrimin e detyrës

    “Betejën do ta fitoj, padiskutim”- Ilir Meta nga burgu: Rrëmbimi dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral, për të më pamundësuar ushtrimin e detyrës

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se do ta fitojë betejën e tij me drejtësinë. Në një reagim nga burgu, ai përsërit qëndrimin e tij se u rrëmbye në mënyrë banditeske, ndërsa u izolua ekstremisht në vit elektoral me qëllim pamundësinë e ushtrimit të detyrës.

    Meta e konsideron hetimin nga SPAK si politik, ndërsa thekson se është izoluar pa asnjë akuzë dhe provë penale.

    “Beteja ime, që do ta fitoj padiskutim, nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme”, shkruan Presidenti i PL.

    Reagimi i Ilir Metes

    Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të ish-Kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit tim të shprehur prej tij në formë “shumë elegante” në Syri TV për emisionin “Piranjat”.

    Por riktheksoj se ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi, që nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk më lejuan të kontaktoja avokatin, që nuk më njohën me të drejtat e mia dhe që po dhunshëm më futën në një makinë private.

    Ky rrëmbim banditesk dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral dhe në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve u bë në funksion për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës time si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend prej 20 vitesh.

    SPAK ka marrë detyrën të më hetojë politikisht dhe të më izolojë pa asnjë akuzë dhe provë penale vetëm për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, Kryeministrit Edi Rama, në dëm të konkurrencës dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në 11 Maj 2025.

    Beteja ime, që do ta fitoj padiskutim, nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme.