Category: Koronavirus

  • “Kemi 290 raste në javë”/ Si paraqitet situata e virusit Covid-19 në vendin tonë?

    “Kemi 290 raste në javë”/ Si paraqitet situata e virusit Covid-19 në vendin tonë?

    Në vend ka më shumë se 3-4 javë që kemi një tendencë në rritje të rasteve

    Virusi Covid-19 është rikthyer në vendin tonë, teksa rastet sa vinë e shtohen.

    Ekspertët e ISHP deklarojnë se deri më tani predominojnë moshat e mëdha, të cilët po infektohen më lehtë. Në gjykimin e tyre situata është normale, pasi covid konsiderohet një virus me qarkullim gjithëvjetor.

    Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini thotë se në vend ka më shumë se 3-4 javë që kemi një tendencë në rritje, duke arritur në 290 raste në javë Laboratori i sëmundjeve emergjente Virale, pranë ISHP në mostrat e marra përgjatë 2 muajve të fundit ka mundur të izolojë dhe nënvariantet e reja në qarkullim.

    “ISHP në kuadër të diagnozave për nivelin e lartë të sekuensimit, ka evidentuar brenda familjes së omicron, nën variante të tij, kp3, kp2, kp1 dhe jn1. Këto nënvariante kanë influencuar në rritjen e numrit të rasteve dhe shfaqjen e kësaj vale verore të Covid-19.” –thotë drejtoresha e ISHP.

    Përgjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as shtrimet në spital si pasojë e prekjes nga Covid-19. Shumica e tyre janë të moshuar apo persona që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

  • Shkencëtarët e vaksinës anti-Covid fitojnë çmimin Nobel në mjekësi

    Shkencëtarët e vaksinës anti-Covid fitojnë çmimin Nobel në mjekësi

    Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë një çifti shkencëtarësh Dr. Katalin Kariko dhe Dr. Drew Weissman të cilët zhvilluan teknologjinë që çoi në vaksinat mRNA Covid.

    Teknologjia ishte eksperimentale para pandemisë, por tani u është dhënë miliona njerëzve në mbarë botën. E njëjta teknologji mRNA tani po hulumtohet për sëmundje të tjera dhe madje edhe për kancer.

    “Laureatët kontribuan në shkallën e paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne”, tha Komiteti i Çmimit Nobel.

    Vaksinat trajnojnë sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar kërcënimet si viruset ose bakteret. Teknologjia tradicionale e vaksinave është bazuar në versione të shtameve të vdekura, të dobësuara të virusit ose bakterit origjinal apo duke përdorur fragmente të agjentit infektiv.

    Në të kundërt, vaksinat mRNA përdorën një qasje krejtësisht të ndryshme. Gjatë pandemisë Covid, vaksinat Moderna dhe Pfizer/BioNTech bazoheshin të dyja në teknologjinë mRNA.

  • Po rikthehet COVID? Shtohen rastet

    Po rikthehet COVID? Shtohen rastet

    Prej nisjes së muajit Shtator sipas mjekëve të shërbimit ambulator dhe klinikave private në vend janë shtuar rastet e të prekurve me Covid-19.

    Mjekët e shërbimit ambulator si të familjes dhe pediatër pohuan se për të dyja kategoritë e të prekurve me Covid-19 simptomat zgjasin nga 4 deri në 5 ditë. Situata po përballohet vetëm nga shërbimi ambulator dhe nuk ka raste hospitalizimi.

    Mjeket nënvizojnë se shtimi i rasteve të prekur me Covid-19 është ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve dhe emigrantëve përgjatë muajve të verës
    Drejtues të rrjetit të laboratorëve “Intermedica” pohuan për Monitor se prej së hënës së parë të muajit shtator ka shtim të prezencës së rasteve pozitive me Covid -19 të konfirmuar pas testimeve. Sipas tyre ndryshe nga periudha e muajve të verës ku nuk ka pasur raste pozitive, për muajin shtator numri i testimeve me rezultate pozitive arrin 5 deri maksimumi 10 raste në ditë.

    Edhe mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore të Kamzës Elizabeta Musta tha për Monitor se prej fillimit të muajit shtator ka shtim të rasteve pozitive të prekurve me Covid-19, me dy forma atë të prekjes së rrugëve të sipërme respiratore dhe me simptoma gastroenterite. Simptomat te të rriturit sipas saj zgjasin 4 deri në 5 ditë.

    Mjekja Musta nënvizon se situata nuk shfaqet e rënduar dhe se deri tani asnjë nga rastet e konfirmuara nëpërmjet testimit rapid nuk i është nevojitur hospitalizimi.

    Shtim të rasteve me Covid-19 sipas mjekëve pediatër prej datës 20 gusht ka pasur edhe te fëmijët.

    Mjekja pediatre Sonila Brati pranë Qendrës Shëndetësore nr.2 pohon për Monitor se përveç shtimit të rasteve me virozë, prej fundit të muajit gusht ka pasur shtim të rasteve te fëmijët e infektuar me Covid-19. Sipas mjekes rastet me Covid-19 tek fëmijët nuk kanë qenë prezentë gjatë muajve të verës, ndryshe nga virozat të cilët janë shfaqur në numër të lartë.

    Doktoreshë Brati shton se situata nuk shfaqet e rënduar dhe asnjë nga fëmijët e prekur nuk ka pasur nevojë shtrimi në spital.

    “Fëmijët e prekur me Covid-19 të konfirmuar nëpërmjet testit të shpejtë apo edhe analizave të tjera kur është e nevojshme, shfaqin simptoma që nga temperatura e lartë 39 deri 40 gradë, lodhje dhe dobësi të theksuar. Por 3 deri në 5 ditë pas shfaqjes së simptomave fëmijët negativizohen dhe nuk është e nevojshme shtrimi i tyre në spital”, pohon ajo.

    Ndërsa edukatorë nga çerdhet shtetërore pohojnë se në këtë periudhë është konstatuar një mungesë deri në 35% të fëmijëve në çerdhe, për shkak të virozave të stinës. Sipas tyre deri tani në çerdhe nuk janë paraqitur fëmijë të sëmurë me Covid-19.

    Mjekët pohojnë se gjatë muajve të verës nuk janë përballur me pacientë të infektuar me Covid-19, përveç muajit Maj 2023 ku pati një shtim të prezencës së rasteve me infektim.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sakaq ka nisur përditësimet 4 javore me të dhënat e të infektuarave nga Covid-19 në botë. Krahasuar me muajt e mëparshme të 2023 trendi i infektimeve globale është në rritje, ndërsa numri i vdekjeve në rënie.

    Në 28 ditët e fundit (periudha nga 31 korrik deri më 27 gusht 2023), OBSH raporton se ka pasur mbi 1,4 milionë raste të reja me Covid-19 dhe mbi 1,800 vdekje. Krahasuar me 28 ditët e mëparshme infektimet u rritën 38%, ndërsa numri i vdekjeve u përgjysmua. Të dhënat e përditësuara do të publikohen nga OBSH më 28 Tetor.

    Sipas OBSH që në nisje të pandemisë dhe deri më 27 gushti 2023, janë mbi 770 milionë raste të konfirmuara me Covid -19 dhe mbi 6,9 milionë në të gjithë botën. /D.Azo/MONITOR

  • COVID19/ Ben kerdin , 132 raste te reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

    COVID19/ Ben kerdin , 132 raste te reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

    Dr. Marjeta Dervishi

    Instituti i Shëndetit Publik

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

    Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

    I bëjmë thirrje çdo qytetari të ruani distancën fizike, mbani maskën kudo në ambjente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distanca si dhe duhet kujdes i shtuar për higjienën personale, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

    Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19.

    Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

    Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Janë kryer në 24 orët e fundit 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste.

    Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

    24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

    55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127 kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

    Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)

    Testime totale 77217

    Raste pozitive 11948

    Raste të shëruara 6788

    Raste Aktive 4813

    Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)

    Testime totale 77217

    Raste pozitive 11948

    Raste të shëruara 6788

    Raste Aktive 4812

    Humbje jete 348 (Qarku Tiranë 167, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 2379

    Durrës 533

    Shkodër 373

    Lezhë 278

    Elbasan 264

    Korçë 225

    Fier 213

    Vlorë 182

    Kukës 144

    Berat 99

    Gjirokastër 63

    Dibër 59

  • Alarm në Gjermani, zbulohet për herë të parë “Pirola”, nënvarianti i ri i koronavirusit

    Alarm në Gjermani, zbulohet për herë të parë “Pirola”, nënvarianti i ri i koronavirusit

    Nënvarianti BA.2.86 i koronavirusit u zbulua për herë të parë në Gjermani, siç njoftoi sot Instituti Robert Koch (RKI), organi i mbikëqyrjes epidemiologjike të vendit.

    Ky është një nënvariant që përfshin shumë mutacione të virusit dhe ka qenë nën mikroskopin e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që nga mesi i gushtit.

    “Pirola”, siç është bërë i njohur gjerësisht ky nënvariant, është zbuluar në gusht në Gjermani, tha RKI.

    Instituti Robert Koch raporton gjithashtu se që nga fillimi i korrikut ka një rritje të rasteve të infeksionit akut respirator, në raport me rritjen e infeksioneve të konfirmuara me SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.

    Javën e kaluar, rreth 6,780 raste të konfirmuara të Covid-19 u konfirmuan në Gjermani, më shumë se trefishi i numrit krahasuar me javën e parë të gushtit. Numri aktual i rasteve vlerësohet të jetë më i lartë, pasi kontrollet e mostrës janë shumë më pak tani në krahasim me kohën e pandemisë.

    Viroologia Sandra Cizek e Spitalit Universitar të Frankfurtit theksoi se ishte “çështje kohe” për të identifikuar nënvariantin BA.2.86 të koronavirusit në Gjermani.

    Megjithatë ajo vlerësoi se nuk beson se kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm të të dhënave dhe as që qeveria gjermane do të detyrohet të rifusë masa kufizuese.

  • Përhapja e variantit të ri të Covid, OBSH del me njoftimin e fundit

    Përhapja e variantit të ri të Covid, OBSH del me njoftimin e fundit

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar shfaqjen e një varianti të ri të koronavirusit EG5, i cili ka të njëjtat simptoma si Omicron dhe u ka bërë thirrje njerëzve të testohen.

    Varianti është zbuluar në 51 vende, ndër të tjera është raportuar në Kinë, Kore, Japoni dhe Kanada.

    EG5 është kategorizuar si me interes sepse është shumë i transmetueshëm. OBSH gjithashtu ka vënë në dukje se virusi nuk ishte aq sezonal sa në të kaluarën.