Author: editor

  • PAMJET/Aksident në qytet, makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në trotuar

    PAMJET/Aksident në qytet, makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në trotuar

    Një aksident i frikshëm është shënuar këtë të mërkurë mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

    Një automjet tip benz i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë në trotuar duke thyer 2 pemë, dëmtuar një shtyllë ndriçimi.

    Si pasojë e thyerjes së pemës është plagosur një grua e cila po lëvizte në këmbë në trotuar.

    Burime nga vendi i ngjarjes thanë se automjeti që vinte nga lagjja e re e qytetit në drejtim të lagjes së vjetër, ka humbur kontrollin nga shpejtësia e lartë dhe ka goditur fillimisht dy pemët dhe më pas shtyllën elektrike e në fund ka përfunduar në kanalin që mbledh ujërat e bardha të dy lagjeve të qytetit të Bulqizës, raporton News 24.

    Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti i cili për pak mund të kishte pasoja fatale për gruan e cila ndodhej në trotuar dhe u godit nga pema e thyer si pasojë e përplasjes së automjetit tip Benz.

  • Kriset marrëdhënia, presidenti i Ukrainës kritika të forta Donald Trump

    Kriset marrëdhënia, presidenti i Ukrainës kritika të forta Donald Trump

    Duket se marrëdhënia mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky po shkon drejt krisjes.

    Tensionimi i marrëdhënieve erdhi pas deklaratës së Trump të martën, ku fajësoi Ukrainën për nisjen e luftës.

    Zelensky në kundërpërgjigje këtë të mërkurë, kritikoi presidentin Trump duke thënë se ai është “i bllokuar në një flluskë dezinformimi”.

    Deklarata iu referua pretendimeve të Trump se vlerësimi i miratimit të presidentit ukrainas është vetëm 4%. Zelenskyy tha se ky pretendim ishte një dezinformatë që vjen nga Rusia dhe se Ukraina ka prova që tregojnë se shifrat janë diskutuar në takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë.

    “Ne e pamë këtë dezinformim. E kuptojmë se vjen nga Rusia. Ne e kuptojmë dhe kemi prova që ato shifra janë diskutuar midis SHBA-së dhe Rusisë,” tha Zelenskyy.

    Komentet e Trump erdhën menjëherë pas takimit të delegacionit amerikan me zyrtarë të lartë rusë në Arabinë Saudite. Trump gjithashtu fajësoi Ukrainën për shpërthimin e luftës.

    Zelenskyy vuri në dukje se propaganda ruse ka promovuar narrativën se ai është një lider i paligjshëm, duke pretenduar se mandati i tij i parë presidencial duhej të kishte përfunduar në maj të vitit 2024. Ai theksoi se ky pretendim shpërfill kushtetutën ukrainase, e cila ndalon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ka hyrë në fuqi që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

    Përkundër kritikave, Zelenskyy shprehu respekt për Trumpin dhe popullin amerikan, por shtoi, “mjerë ata që jetojnë në këtë hapësirë dezinformimi”. Ai gjithashtu tregoi dhe sondazhet e fundit ku tregohej një mbështetje 57% për të.

    Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan të martën raundin e parë të negociatave për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

    Në takim morën pjesë vetëm zyrtarë amerikanë dhe rusë, ndërkohë që evropianët janë përjashtuar nga bisedimet. Në takim mungonin edhe përfaqësues nga Ukraina.

    Si kundërpërgjigje ndaj lënies jashtë në negociata, Evropa ka vendosur këtë të mërkurë një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë.

    Sekretari i Shtetit i Trump, Marco Rubio, sugjeron që evropianët të thirren në tryezën e bisedimeve për të diskutuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Kremlinit.

    Nga ana tjetër, Moska refuzon kategorikisht përfshirjen e Evropës, pasi sipas tyre mund të hidhnin ide dinake që mund të çojnë në dështimin e negociatave.

    Një nga elementët kyç që u diskutua në Riad ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja në Ukrainë, me supozimin se presidenti aktual, Volodymyr Zelenskyy, ka gjasa të ulëta për t’u rizgjedhur.

    Moska beson se një kandidat tjetër do të ishte më fleksibël dhe më i gatshëm për negociata.

    Plani i diskutuar përfshin armëpushim në Ukrainë, zgjedhje të reja dhe më pas firmosjen e një marrëveshjeje paqeje.

  • Ditari i “Vilës 4A” në Qerret nxjerr zbuluar çiftin Veliaj-Xoxa, “Jolka” udhëzonte, e ëma mbante shënim: Sot pagova Kujtimin…

    Ditari i “Vilës 4A” në Qerret nxjerr zbuluar çiftin Veliaj-Xoxa, “Jolka” udhëzonte, e ëma mbante shënim: Sot pagova Kujtimin…

    Një bllok shënimesh në formë ditari, ku përshkruhen shpenzimet financiare për arredimin dhe mirëmbajtjen e “Vilës 4A” në Qerret nxjerr zbuluar, pronësinë faktike të kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa, mbi këtë pasuri luksoze.

    Blloku me shënime është sekuestruar në 6 dhjetor 2024, në prezencë të dy bashkëpunëtorëve të Ajola Xoxës, Ereald Simixhiut dhe Dashamir Allaraj.

    Nga ky kontroll ka rezultuar një sërë sendesh, të cilat lidhen me Ajola Xoxën, Valbona Xoxën apo dhe familjarë të tyre.

    Ajo çfarë paraqet interes, janë sendet të cilat dokumentojnë lidhjen e Ajola Xoxës me mirëmbajtjen e objektit.

    Konkretisht, në banesë është gjetur një bllok i vogël shënimesh, ku në brendësinë e tij dallohet një shënim në dukje i shkruar nga vetë Valbona Xoxa.

    Konkretisht kjo e fundit shkruan në datën 3 korrik 2023:

    ”…sot pagova Kujtimin X Muajt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik = 350 mijë lekë. I dhashë 400 mijë (më tha Jolka), meqë ujit edhe oborrin tjetër. Siç më tha Jolka i thashë se që nga Gushti do ta risim rrogën…”.

    Ndërsa është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale mbi mënyrën se si e thëret në përditshmëri nëna e saj Valbona Xoxa, shtetasen Ajola Xoxa, ajo është përgjigjur shkurtimisht “Jolka”.

    Ndër të tjera, në “Vilën 4A”, janë gjendur dhe sekuestruar shënime dore, të cilat kanë lidhje me arredimin dhe mobilimin e vilës si më poshtë vijon:

    1. Me tapa + bamboo + koshi i madh.

    2. Dhoma e vogël: Pikturë dhe dekor mbi krevat

    3. Dhoma e madhe: Bambo, dollap, komodinë, komo, dekor.

    4. Dorezat e Shkallëz

    Sipas SPAK, këto shënime duket se i përkasin shtetases nën hetim, Ajola Xoxa.

    Por përveç sa më lart në bllokun e sekuestruar evidentohen pagesa të tjera mirëmbajtje për pasurinë në fjalë, të cilat shënohen me kujdes nga shtetasja Valbona Xoxa, për faktin se i duhet të raportojë për to tek vajza e saj, Ajola Xoxa, e cila paguan në të vërtetë shpenzimet për këto shërbime.

    Lidhur me “Vilën 4A”, është marrë në pyetje në 17 dhjetor 2024 dhe artisti Driant Zeneli, i cili para hetuesve të SPAK ka shpjeguar se kishte dijeni që i përket Ajola Xoxa.

    Konkretisht ka deklaruar se: “…më ka thënë Ajola disa herë që mund të shkoja me djalin tek shtëpia-në Qerret, por nuk kam shkuar asnjëherë. Unë kam bërë pushimet tek resorti “Marea” Qerret, por i kam paguar vetë. E kam njoftuar dy tre herë që jam te resort “Marea”. Më ka thënë që do vinte, por në të vërtetë nuk e ka takuar…”.

    Ndërsa kryetari i bashkisë Tiranë po përpiqet nga dhomat e paraburgimit të Durrësit, të nxjerë fakte dhe fotografi për të provuar se “Vila 4A” në resortin “Marea” në Qeret është e vjehrit të tij,Arben Xoxa, ndryshe ka deklaruar në SPAK shoferi personal i të ndjerit Xoxa.

    Veliaj ka pretenduar se “Vila 4A” është në pronësi të Arben Xoxës, qysh përpara se ai të lidhte kororë martesore me vajzën e tij, Ajola.

    Por këto pretendime rrëzohen nga SPAK duke sjellë si kundërprova dëshminë e shoferit personat dhe një blloku shënimesh, ku tregohen se të gjitha lëvizjet financiare për mobilimin e vilës së re, e deri tek mirëmbajtja e pishinës, janë kryer nga Ajola Xoxe dhe Erjon Veliaj.

    Dëshmia e shoferit Armand Manahasa ndodhet në dosje dhe është marë në 16 Janar 2025, i cili ka shpjeguar se për disa vite me rradhë ka shërbyer si shofer personal i të ndjerit Arben Xoxa.Por pas vdekjes së tij në 2019, ai ka vijuar të shërbejë si shofer personal, për vajzën e Arbenit, Ajola Xoxa deri në vitin 2021.

    I pyetur nëse ka shoqëruar ndonjëherë shtetasin Arben Xoxa tek Vila në Qerret, shoferi Armand Manahaas është shprehur në SPAK se nuk ka qënë asnjëherë atje me Arben Xoxën dhe vetë nuk e ka dëgjuar ndonjëherë të përmendej kjo vilë prej, shtetasit Arben Xoxa.

    Kjo hedh poshtë pretendimin e Veliaj se “Vila 4A” është trashëguar nga Arben Xoxa.

    Për më tepër oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK ka gjetur dhe sekuestruar bllokun e shënimeve ku pasqyrohen shpenzimet për arredimin dhe mobilimin e vilës./Oranews

  • Nëse jeni të varfër, nuk keni fat me këto femra të zodiakut

    Nëse jeni të varfër, nuk keni fat me këto femra të zodiakut

    Sot do të flasim për femrat që kërkojnë burra të pasur dhe të fuqishëm për të jetuar një jetë luksoze dhe komode. Dhe këto femra i përkasin pikërisht këtyre tre shenjave të zodiakut: Akrepi, Shigjetari dhe Peshqit.

    Akrep: Ajo është e tërhequr nga burra me para, karrierë dhe pushtet, pa u shqetësuar për moshën ose pamjen. Për sa kohë ai mund t’i ofrojë luksin dhe rehatinë që dëshiron, ajo do të qëndrojë, por do të kalojë tek dikush tjetër nëse ai nuk mund të sigurojë më atë që kërkon.

    Shigjetari: Femrat që i përkasin shenjë së Shigjetarit nuk janë të interesuara për karrierë dhe ambicie profesionale. Ato preferojnë të jenë me një partner që do t’i ofrojë gjithçka dhe të kujdeset për to, duke shmangur përgjegjësitë dhe stresin.

    Peshqit: Kjo shenjë kërkon një partner që t’i sigurojë një jetë të rehatshme dhe plot emocion. Ajo bind veten se dashuria është më e rëndësishme sesa interesat materiale dhe përpiqet ta shohë marrëdhënien si një histori dashurie përrallore.

  • “Skandali i mbetjeve spitalore në QSUT”, Alimehmeti thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për ndërhyrje urgjente: Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion!

    “Skandali i mbetjeve spitalore në QSUT”, Alimehmeti thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për ndërhyrje urgjente: Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion!

    Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Prof. Asc. Ilir Alimehmeti, i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për ndërhyrje urgjente lidhur me skandalin e mbetjeve spitalore në QSUT.

    Përmes një deklarate për mediat, demokrati thotë se skandali i mbetjeve spitalore në QSUT është i papranueshëm dhe alarm madhor për jetën dhe shëndetin.

    Ai thotë se dhjetëra tonelata mbetjesh të rrezikshme spitalore grumbullohen në ambientet e QSUT-së dhe nuk përpunohen dhe as nuk eliminohen prej të paktën dy muajve e gjysmë.

    Demokrati vijon duke thënë se këto mbetje përbëjnë rrezik madhor infeksioni dhe intoksikimi për mijëra pacientë, mijëra studentë dhe gjimnazistë, mijëra profesionistë të shëndetit dhe dhjetëra mijëra kalimtarë e banorë të zonës përreth QSUT-së.

    “Zyrtarisht pranohet nga administrata se ka përfunduar kontrata me firmën që menaxhonte këtë shërbim”, u shpreh Alimehmeti.

    Për këtë arsye ai i bën thirrje ministrisë të “mos fshihet pas gishtit dhe burokracive që kanë krijuar vetë”.

    “I bëj thirrje të bëjnë detyrën e tyre dhe jo të rendin pas parave dhe kontratave private! Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion”, përfundon Alimehmeti.

    Fjala e plotë e Alimehmetit

    Të nderuar qytetarë! Skandali i mbetjeve spitalore në QSUT, i denoncuar dje nga gazetarët e guximshëm të emisionit STOP, është i papranueshëm dhe alarm madhor për jetën dhe shëndetin.

    Është e papranueshme që dhjetëra tonelata mbetjesh të rrezikshme spitalore grumbullohen në ambientet e QSUT-së dhe nuk përpunohen dhe as nuk eliminohen prej të paktën dy muajve e gjysëm.

    Është e papranueshme që këto mbetje të rrezikshme spitalore të mbeten aty si rrezik madhor infeksioni dhe intoksikimi për mijëra pacientë, mijëra studentë dhe gjimnazistë, mijëra profesionistë të shëndetit dhe dhjetëra mijëra kalimtarë e banorë të zonës përreth QSUT-së.

    Është e papranueshme që jo vetëm nuk eliminohen në kohë, por që në mënyrën më tallëse dhe abuzuese me shëndetin, mbetjet spitalore të shkojnë e të depozitohen brenda Spitalit të

    Onkologjisë dhe të Spitalit të Neurologjisë në QSUT!
    Spitalet i kemi për t’u shëruar miqtë e mi, jo për t’u sëmurë!
    Kush është arsyeja e kësaj katastrofe shëndetësore dhe mjedisore?

    Zyrtarisht pranohet nga administrata se ka përfunduar kontrata me firmën që menaxhonte këtë shërbim.
    Por kujdes miq! Një milion e gjysëm euro para publike janë paguar në vitin 2017 nga Banka Botërore dhe shteti shqiptar për pajisjen e autoklavës.

    Por, për motive banale përfitimesh të kombinuara me burokracinë e krijuar nga ky shtet dhe kjo administratë, edhe pse pajisjet janë blerë me para publike, nevojitej medoemos, sipas autoriteteve, që të kontraktohej një firmë private.

    Nuk i kishte mundësitë pra shteti shqiptar të punësonte një numër të vogël personeli që ta zgjidhte problemin që në rrënjë!
    Por jo, ndiqet këtu po i njëjti skenar që kemi parë me koncesionin e sterilizimit apo koncesionin e inceneratorëve dhe në fund shërbimi përsëri mungon… në kurriz të jetës dhe shëndetit tonë.

    Kjo duhet të marrë fund menjëherë miqtë e mi!
    I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit të ndërhyjnë menjëherë! I bëj thirrje të mos fshihen pas gishtit dhe burokracive që kanë krijuar vetë!

    I bëj thirrje të bëjnë detyrën e tyre dhe jo të rendin pas parave dhe kontratave private! Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion!

  • E dhimbshme! Del foto e të riut që humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën

    E dhimbshme! Del foto e të riut që humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën

    Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik gjatë punës. 35-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa ishte duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe.

    Menjëherë pas ngjarjes, Xhaferri është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete. Policia dhe autoritetet përkatëse po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

    Ngjarja ka tronditur familjen e tij dhe komunitetin lokal, duke lënë pas një humbje të madhe për ata që e njohën dhe e donin.

  • “Kola ka qenë i martuar…”/ Krimi i pasionit në Shkodër, i afërmi i viktimës: Anila i kërkoi të ndaheshin

    “Kola ka qenë i martuar…”/ Krimi i pasionit në Shkodër, i afërmi i viktimës: Anila i kërkoi të ndaheshin

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i pasionit që u regjistrua një ditë më parë në Shkodër, ku Anila Prendushi, nënë e tre fëmijëve u qëllua me armë zjarri nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.

    I afërmi i Kol Manajt, në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka hedhur dritë mbi ngjarjen ku ka treguar edhe si ishte marrëdhënia mes çiftit. Ai ka treguar se mes tyre ka pasur konflikte por kanë menduar se çdo gjë do rregulloj dhe se çështja nuk do të shkonte deri në këtë pikë.

    I afërmi ka treguar se çifti kishin një problem mes tyre, një debat për të cilin Kola i kishte kërkuar falje Anilës, por kjo e fundit nuk e kishte falur dhe kishte kërkuar t’i jepte fund marrëdhënies mes tyre, çfarë ka sjellë më pas dhe aktin ekstrem të marrë nga 34-vjeçari.

    “Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të. Kola ka qenë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje, por ajo nuk e fali. I kërkoi dhe të ndaheshin”, tha i afërmi i Kolës

  • Banori i “BBV” në mes të debatit me Vserlon zbulon se bashkëshortja e tij vuan nga kanceri!

    Banori i “BBV” në mes të debatit me Vserlon zbulon se bashkëshortja e tij vuan nga kanceri!

    Dita e sotme ka nisur me një debat mes Kellyt dhe Vserlos. Kelly iu kthye banorit duke i thënë se:

    Nuk e ke të gjatë ti këtu.

    Vserlo:

    Nuk e kam të gjatë, e kam të trashë.

    Livia për Gjestin: “Motra e tij del e më falënderon ndërsa ai më sulmon…”!

    Kelly:

    Pa të qitur jashtë nga ajo dera, mbaje mend për kokë të atij çuni. Përmend ti familjen morë zgjebs. Unë sëmurë gruan me kancer.

  • Si nëpër filma/ Nuk zbatoi thirrjen e policisë për të ndaluar, FNSH dhe Shqiponjat në ndjekje të mjetit që u largua me shpejtësi!

    Si nëpër filma/ Nuk zbatoi thirrjen e policisë për të ndaluar, FNSH dhe Shqiponjat në ndjekje të mjetit që u largua me shpejtësi!

    Një aksion si nëpër filma ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës.

    Mësohet se efektivët e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar një automjeti.

    Por, shoferi i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi.

    Forcat Shqiponja dhe FNSH janë vdekur në ndjekje të tij, por shoferi ka mundur që të arratiset duke u kaluar në rrugën e vjetër të Panajas, e më pas ka dalë nga qytetit i Vlorës për t’u larguar drejt Fierit.

    Dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë i armatosur.

  • Aksident në Durrës, motoçikleta përplaset me automjet, një i plagosur

    Aksident në Durrës, motoçikleta përplaset me automjet, një i plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur sot në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

    Sipas burimeve policore, paraprakisht dyshohet se automjeti i ka ndërprerë rrugën motoçikletës, duke shkaktuar përplasjen. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.