Ka folur për mediat vjehrra e 18-vjeçares që i dha fund jetës duke u pirë fostoksinë në Lushnjë.
Gruaja ka treguar se nuk ka qenë çuni i saj ai që e ka shtyrë të renë drejt aktit të rëndë, pasi sipas saj, çuni dhe e gjithë familja e ka mbajtur në pëllëmbë të dorës.
“Nuk bën asnjë vakti që të ndodhte kjo gjë nga ana e çunit. Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, neve e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës. Dilni edhe pyesin nëse nusja ka pasur dhunë e torturë nga ne. Nuk bën vaki, nuk janë zënë kurrë. Nusen ne e kemi peshuar me gjitha gjërat. Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës. Çuni ka punuar, vjehrri punonte, dilte e bridhte me çunin ku t’i donte qejfi. Nuk ka pasur ankesë”, tha ajo.
E pyetur nëse 18-vjeçarja kishte pasur ndonjë ankesë, vjehrra e së resë tha se në shkolla ka qenë e ngarkuar se i kanë hedhur llafe moshatarët e saj.
Ajo mohoi dyshimet se djali mund ta ketë dhunuar, duke thënë se nuk janë familje sherresh.
“Vetëm qeshte, e di tërë fshati që nusja nuk ka pasur ankesa. Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë. Ne s’dimë gjë fare. U dashuruan në rrjetet sociale, e donin njëri-tjetrin. Kishin 2 vjet që njiheshin, nusja s’na ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë dhe të thonte që pati torturë. Erdhi pasdite i tha çunit se iki se do jap një provim në shkollë, të bëj provimin dhe do vij. Çuni i rrinte pronto. Të mërkurën në darkë i tha, të enjten kam fol unë me nusen.
Shikoje (tregon bisedat me nusen): “Mirëmëngjesi a je mirë” Njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe. Natën i them unë, muhabet grash. “Do shkoj në shkollë dhe do vi”, mirë i them dhe unë iki në punë. Nusen e kam pasur shumë të rregullt, se nga kush i ka ardhur ne nuk dimë gjë. Nuk jemi familje e dhunuar e me sherre e me llafe. Kur erdha më thanë ka helmuar veten motra e madhe, se janë dy motra. Mua më thanë për motrën e madhe. Qysh i thua ti kësaj nuseje që është e dhunuar. Kam problemin e djalit, thotë do bëj hatanë që ka bërë ajo”, tha ajo.