Category: Lajme

  • Aksidentet fatale në Kukës, banorët ngrihen në protestë

    Aksidentet fatale në Kukës, banorët ngrihen në protestë

    Disa qytetarë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune në Kukës, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë në rrugët e qytetit, duke kërkuar masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve.

    Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale, ndërsa së fundmi një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit, që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

    Vendndodhja ku ndodhi aksidenti është një zonë me fluks të lartë të automjeteve dhe bizneseve, ku drejtuesit shpesh abuzojnë me shpejtësinë. Pas incidentit, dhjetëra protestues u mblodhën dhe për disa minuta bllokuan rrugën në shenjë sensibilizimi dhe paralajmërimi. Ata kërkuan masa për rritjen e sigurisë dhe paralajmëruan se do të intensifikojnë protestat nëse nuk ndërhyhet për përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore.

    Protestuesit apeluan që shteti të ndërhyjë për të parandaluar aksidente të tjera, pasi situata është bërë shqetësuese. Siç u raportua, 51-vjeçari po udhëtonte me çiklomotor në mëngjesin e së premtes, kur u përplas nga automjeti. Për pasojë, ai humbi jetën, ndërsa policia arrestoi drejtuesin 20-vjeçar të automjetit.

  • ’Egli është lutur korridoreve të Topit’, shokon opinionisti: Ka hyrë veç për hakmarrje

    ’Egli është lutur korridoreve të Topit’, shokon opinionisti: Ka hyrë veç për hakmarrje

    Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme.

    Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi.

    I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj foli për këtë situatë.

    Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime.

    I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit.

    ‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë’, shprehet Tozaj mes tjerash.

  • Lulzim Basha replikon me Edi Ramën nga krevati: Më nxore gjumin! Vetëm 1 shok të ka ngelur, ti dhe bufi jeni të pandarë

    Lulzim Basha replikon me Edi Ramën nga krevati: Më nxore gjumin! Vetëm 1 shok të ka ngelur, ti dhe bufi jeni të pandarë

    Replikat me video në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së Lulzim Basha vazhdojnë.

    Këtë herë ka qenë Basha që ka replikuar duke publikuar një video nga krevati ku shprehet se Rama i nxori gjumin.

    “E mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313”, shprehet ish-kryedemokrati.

    Ai thotë se shoku i vetëm që i ka ngelur Kryeministrit është Sali Berisha teksa i drejtohet se “ti dhe bufi jeni të pandarë”.

    “O Rame (qesh) na nxore gjumin. Ke lagjja ime e vjetër kush është kandidat Pëllumb Seferi mër Ramë? E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021, e mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313, vetëm një shok të ka ngel. Bufi, bufi, vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi jeni të pandarë, hajde Rame hajde se lidhemi nesër për më shumë”, shprehet Basha.

  • Olsi Bylyku pjesë e reality show-t më të famshëm të momentit? Ja çfarë zbulohet

    Olsi Bylyku pjesë e reality show-t më të famshëm të momentit? Ja çfarë zbulohet

    Ndonëse eksperienca nuk i shkoi mirë në ‘Big Brother VIP Albania’ Olsi Bylyku ka vendosur të merr pjesë në një reality show të ngjashëm. Në shumë media është përhapur lajmi se Olsi do të jetë pjesë e ‘Ferma VIP’.

    Ani pse ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga vet formati apo Olsi, por ai në rrjete sociale vazhdon të jetë mjaftë i ndjekur. Kohës së fundit kënga e tij ‘Drama’ ka bërë bujë të madhe në rrjet duke aluduar se i dedikoi Egli Takos.

  • Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!

    Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!

    Ndodh sërish dhe me të njëjtin personaz. Bëhej fjalë për Halit Valterin, këshilltarin socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranë dhe njëkohësisht kandidatin e PS për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, i cili duket se gjatë debateve televizive nuk arrin të kontrollojë gojën.

    Gjatë një debati në Top News, Halit Valteri ka shpërthyer në ofendime dhe në një fjalor banal +18. Shkak u bë se avokati Romeo Kara i përmendi faktin që ka ndërruar shumë parti dhe nuk është çudi që ta ndërrojë sërish dhe në të ardhmen.

    Halit Valteri: Kur unë jam i lirë dhe nuk më pëlqen një gjë tjetër dhe bëj atë që më do **** mua, ty të shqetëson ajo gjëja dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë të tjerë, është që unë kam ndërruar PD me PS. E kam ndërruar se më desh *****. E kupton kaq gjë. Dhe do ta ndërroj nëse nuk ndihem mirë tek kjo, sa herë të më dojë ****.

    Romeo Kara: Vetëm që ma the këtë këtu në studio, jemi të gjithë ****.

    Kjo nuk është hera e parë që Halit Valteri “shthur” gojën në emision, pasi rreth një muaj më parë kaloi në ofendime dhe duke bërë edhe “gangsterin” ndaj analistit Enton Abilekaj.

  • SPAK vendos nën hetim të gjithë trupën e shoqërimit, panë e dëgjuan Veliajm që foli në telefon, por nuk raportuan (Zbardhet rrëfimi i policit)

    SPAK vendos nën hetim të gjithë trupën e shoqërimit, panë e dëgjuan Veliajm që foli në telefon, por nuk raportuan (Zbardhet rrëfimi i policit)

    Rënia në përgjim e Erjon Veliajt teksa fliste me gruan e tij nga furgoni i Burgut të Durrësit, ngriti në këmbë dy prokurorët e SPAK-ut, pasi dyshuan se Veliaj përdorte një aparat telefoni në burg.
    Por kur verifikuan numrin që kishte rënë aksidentalisht në përgjim të SPAK (pasi në përgjim ishte numri i Ajola Xoxës), kuptuan se ai ishte një numër që përdorej nga një punonjës policie i burgjeve.

    Me urgjencë prokurorët kanë marrë listën e shërbimit ditor të këtij punonjësi policie dhe konstatuan se ditën dhe orën kur është bërë thirrja telefonike në drejtim të numrit të Ajola Xoxës, ky punonjës policie ka qenë në shërbim në trupën e shoqërimit që transportonte me furgon Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në drejtim të Gjykatës së Apelit të Posaçëm në Tiranë.

    Menjëherë është urdhëruar shoqërimi në ambientet e SPAK-ut të punonjësit të policisë, i cili gjatë marrjes në pyetje ka pranuar para prokurorëve se numri ishte i tij dhe ja kishte dhënë Veliaj brenda në furgon, pasi ia kishte kërkuar për të folur me gruan.

    “…ia kam dhënë me dëshirë dhe pa asnjë premtim apo favorizim, pasi ma kërkoi të fliste me gruan. Me erdhi keq dhe ja dhashë. Unë jam në moshë të madhe dhe për pak kohë dal në pension. Nuk e mendova se ishte shkelje e rëndë…”-ka treguar punonjësi i policisë M.

    Për shkak të kësaj dëshmie bashkëpunuese, prokurorët e kanë toleruar punonjësin e policisë së burgjeve në prag pensioni, duke mos e arrestuar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

    Ndërkohë në pyetje brenda godinës së SPAK janë marrë dhe 5 anëtarët e tjerë të grupimit të shoqërimit, si dhe komandanti i grupit, shtetasi, Gëzim. Gj.

    Të gjithë anëtarët, përfshirë dhe shoferin e furgonit që transportoi Veliaj në Gjykatën e Apelit, janë vënë në hetim nga SPAK për akuzën “Moskallëzimit të krimit”.

    Kjo pasi sipas SPAK ata kanë qenë brenda në furgon dhe kanë parë e dëgjuar se Veliaj ishte duke folur në telefon dhe nuk kanë marë asnjë masë të parandalojnë dhe ndalojnë atë.

    Veprimet e kundërligjshme të Veliaj dhe kolegut të tyre M, që i dha telefonin, thotë SPAK nuk janë denoncuar në organet përkatëse nga 5 punonjësit e tjerë të policisë së burgjeve, ndaj të cilëve rëndon akuza e “Moskallëzimit të krimit”.
    Ndërsa për Veliaj, është ngritur akuza e “Futjes ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 1 deri në 3 vite burgim.

  • Sot është Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

    Sot është Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

    Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

    Nevruzi, që do të thotë “ditë e re” në persisht, është shumë më tepër se thjesht fillimi i një viti të ri, është një festë e lashtë e jetës, rilindjes dhe triumfit të dritës mbi errësirën. Me rrënjë që shtrihen mbi 3000 vjet në epokën e Zoroastrianizmit, Nevruzi paralajmëron ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin e pranverës.

    Në këtë ditë, përveç riteve fetare, besimtarët bektashinj shkëmbejnë edhe vizita e dhurara me njëri-tjetrin. Gjithashtu tryezat shtrohen si për festë, ku nuk mungon byreku me monedhë, jeshillëqet, mishi i pjekur dhe sultjashi. Kjo ëmbëlsirë në bazë të saj ka qumështin, që simbolizon qumështin e nënës, orizin që simbolizon bollëkun dhe sherbetin që merret i kënduar në teqe.

    Sot, Nevruzi festohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme fetare dhe kulturore, duke reflektuar një dëshirë universale për rinovim, paqe dhe prosperitet. Njohja ndërkombëtare nga UNESCO dhe Kombet e Bashkuara nënvizon rëndësinë e saj si një ngjarje kulturore unifikuese në botën tonë gjithnjë e më të ndërlidhur.

  • Tërmet i fuqishëm në këtë vend, tronditen banorët

    Tërmet i fuqishëm në këtë vend, tronditen banorët

    Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet e Paqësorit të Panamasë, duke tronditur pjesën qendrore të vendit dhe duke shkaktuar shqetësim tek popullata.

    Tërmeti pati një intensitet të lartë dhe ngjalli alarm tek autoritetet dhe qytetarët e rajonit.

    Epiqendra e tërmetit ishte 123 kilometra në juglindje të qytetit Buricë, në Oqeanin Paqësor, dhe kishte një magnitudë prej 6.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit. Ky nivel i lartë i tërmetit bëri që lëkundjet të ndiheshin në një zonë të gjerë, duke tronditur rajone të ndryshme të Panamasë, përfshirë edhe qytetet më të mëdha të vendit.

    Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, e cila konsiderohet relativisht e cekët, dhe kjo ka bërë që fuqia e tij të ndjehet më shumë në sipërfaqe, duke nxitur shqetësim të menjëhershëm tek banorët e zonës.

  • “A pihet kafja në Angli?!”- Rama i bën thirrje emigrantëve shqiptarë të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjen dot në asnjë vend tjetër

    “A pihet kafja në Angli?!”- Rama i bën thirrje emigrantëve shqiptarë të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjen dot në asnjë vend tjetër

    Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantë shqiptarë në Britani që të kthehen në atdhe.

    “Kthehuni të pini një kafe tamam”, u shpreh kreu i qeverisë, duke shtuar se “a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!”.

    Kryeministri theksoi se në Shqipëri “ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer”.

    Edi Rama: Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër.

    Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!

    E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë dmth.

  • “Kisha pirë tre gota verë”/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën i riu shqiptar

    “Kisha pirë tre gota verë”/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën i riu shqiptar

    Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 22-vjeçares, e cila u bë shkaktare në aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti me origjinë shqiptare, Gentian Kamberi.

    Sipas asaj që shkruan protothema, 22-vjeçarja Ekaterina Caci ka kërkaur falje për gjithçka ndodhi, ndërsa është shprehur se kishte pirë tri gota verë natën që ndodhi aksidenti.

    “Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes”, ka treguar 22-vjeçarja për aksidentin në Tebë të Athinës.

    22-vjeçarja, e cila sipas analizave të gjakut kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, gjatë mbrojtjes së mohoi diçka të tillë.

    “Unë isha në një lokal në Keratsini me miqtë e mi. Isha e uritur dhe thamë hajde të hamë në Shën Petersburg”, tha ajo.

    Siç shkruan protothema.gr, 22-vjeçarja kishte konsumuar thuajse trefishin e kufirit ligjor të alkoolit, siç rezultojnë nga rezultatet e analizave të gjakut. Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt.