‘As armikut nuk ja uroj të punojë me të’, Jul Deda ka dy fjalë për Elsa Lilën

by editor

Elsa Lila nuk mori asnjë çmim në “Festivalin e Këngës” dhe kjo ka ngjallur mjaft debat. Gazetarja Kozeta Kurti në një postim në Facebook u shpreh se Elsa mori atë çka meritonte nga publiku për “sjelljen e saj arrogante”.

Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën.

Komenti i Julit: “Elsa ishte e vetmja performuese, qe pasi kendoi per here te pare, i tha publikut “shihemi ne finale . Me fal po nga e dinte ajo qe do dilte ne finale?
Ajo sigurisht qe e dinte, por ne respekt te gares, te festivalit dhe mbi te gjitha ne respekt te publikut nuk mund te besh arroganten. Qe te mos i futemi pastaj kenges, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shume si nje pellitje e gjate…! Per ta mbyllur. Une kam punuar me ate vajze, kam prezantuar njerin nga festivalet….armikut nuk ja uroj te punoje me te…!”