Policia ka vënë në pranga një nga autorët e plagosjes me thikë të tre të rinjve në Vlorë, ndërsa bën me dije se në kërkim është shpallur personi tjetër i dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Isa Boletini”, ku pas një konflikti çasti, kanë mbetur të dëmtuar me thikë dy 18-vjeçarë dhe një 20-vjeçar i identifikuar si Xhuliano Hodaj të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Pas ndërhyrjes së policisë është arrestuar njëri nga autorët dhe nga kontrolli në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar; 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të dytë të dyshuar
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshtarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar.