Category: Bota

  • Tmerr në shkollën fillore/ Raportohet për 5 të plagosur me armë

    Tmerr në shkollën fillore/ Raportohet për 5 të plagosur me armë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, ku pesë persona janë qëlluar me armë zjarri brenda një shkollë.

    Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore, në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit. Policia u lajmërua për ngjarjen rreth orës 13:00 në rrethana ende të paqarta, ndërsa ende nuk dihet as gjendja e personave të lënduar.

    Ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha për SVT Örebro se situata ishte shumë serioze dhe përgjigja ndaj incidentit ishte ende në proces. Po ashtu, policia i bëri apel qytetarëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.

    “Publikut i kërkohet të qëndrojë larg zonës së Västhaga, ose të qëndrojë brenda shtëpive të tyre. Dëgjoni oficerët e policisë në vendngjarje”, thuhej në një deklaratë të policisë të publikuar në orën 13.20, duke shtuar se operacioni i policisë ishte “ende në vazhdim”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • “Epoka e artë e Amerikës fillon tani”- Trump në fjalimin inaugurues: Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar!

    “Epoka e artë e Amerikës fillon tani”- Trump në fjalimin inaugurues: Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar!

    Donald Trump po mban fjalimin e tij të parë pasi u betua si president për herë të dytë.

    Ai falenderon turmën, zëvendëspresidentin JD Vance dhe politikanë dhe gjyqtarë të tjerë.

    “Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani,” tha ai, teksa theksoi se vendi do të respektohet përsëri dhe “zilia e çdo kombi”.

    Trump thotë se “armatizimi” i departamentit të drejtësisë do të përfundojë.

    “Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë”

  • Rrëzohet teleferiku , dhjetëra të lënduar, 17 në gjendje të rëndë

    Rrëzohet teleferiku , dhjetëra të lënduar, 17 në gjendje të rëndë

    Një aksident ka ndodhur në Spanjë, ku një teleferik është rrëzuar në resortin e Astun dhe janë lënduar 30 persona. Nga këto pesona 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

    Kanali shtetëror televiziv TVE raportoi se rreth 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.

    Ndërkohë kryqi i kuq spanjoll i është bashkuar shërbimeve të urgjencës me një ambulancë të avancuar të mbështetjes për jetën dhe së bashku me 11 automjete të tjera të specializuara.

  • Tetë të vdekur në Tanzani nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës Marburg

    Tetë të vdekur në Tanzani nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës Marburg

    Një virus i quajtur Marburg duket se ka vrarë të paktën tetë njerëz në Tanzani.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se që nga 11 janari, nëntë raste dhe tetë vdekje ishin raportuar në provincën Kangera në veri të vendit.

    Megjithatë, ajo tregon se numri mund të rritet për shkak se nuk ka informacion të mjaftueshëm. Virusi Marburg shkakton ethe hemorragjike që shpesh rezultojnë vdekjeprurëse për pacientët.

    Edhe pse rreziku i përhapjes është relativisht i vogël, shkruan Guardian, ai paraqet një kërcënim për zonën më të gjerë të shpërthimit dhe për vendin.

    Zona ku u zbuluan rastet është në kufirin me Ruandën, Burundin dhe Ugandën.

    Për momentin nuk është e qartë se cili është burimi i shpërthimit, megjithëse mund të transmetohet nga lakuriqët e natës te njerëzit.

    Disa javë më parë, disa raste ishin identifikuar në Ruandën fqinje. OBSH raportoi 66 raste dhe 15 vdekje.

  • Rrëzimi i avionit korean, kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!

    Rrëzimi i avionit korean, kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!

    Kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Korenë e Jugut muajin e kaluar, duke i marrë jetën 179 personave, ndaluan çdo regjistrim 4 minuta përpara se ai të bënte një ulje emergjente e të shpërthente në pistë.

    Zyrtarët që po hetojnë aksidentin më vdekjeprurës të aviacionit prej pothuajse tre dekadash në këtë vend, kishin shpresuar që informacionet e përftuara nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit dhe ai i zërit në kabinë do të hidhnin dritë mbi arsyet përse fluturimi 7C 2216 i kompanisë Jeju Air, i nisur nga Bangkoku, u gjend në vështirësi duke bërë një zbritje të vështirë e duke shpërthyer në fund në një lëmsh flakësh pas përplajes me një mur në fund të pistës së fluturimit.

    Fatkeqësitë i mbijetuan vetëm dy persona. Ministria koreano-jugore e transportit njoftoi megjithate se kutitë e zeza kanë reshtuar së funksionuari rreth katër minuta përpara rrëzimit.

    Në deklaratën e saj theksohet se është e paqartë përse pajisjet ndaluan papritur regjistrimin, e thuhet se do të vazhdojë puna për të përcaktuar shkakun e këtij fenomeni.

    Ka ende shumë të panjohura se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë. Hetuesit fillimisht u përqëndruan tek mundësia e përplasjes me një tufë zogjsh si arsyeja përse piloti humbi kontrollin e avionit.

    Por ndërkohë mbetet ende e paqartë se përse nuk aktivizuan rrotat e uljes së avionit. Piloti kishte dërguar një sinal alarmi pak përpara se avioni të dilte nga pista./tch

  • Tragjedia me 5 viktima dhe qindra të plagosur, njerëzit vendosin lule në shenjë nderimi në Magdeburg

    Tragjedia me 5 viktima dhe qindra të plagosur, njerëzit vendosin lule në shenjë nderimi në Magdeburg

    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur për të vendosur lule për ata që humbën jetën në sulmin e së premtes mbrëma. Më herët edhe Olaf Scholz ka vendosur një trëndafil të bardhë.

    Një ceremoni përkujtimore pritet të mbahet në katedralen e qytetit mbrëmjen e së shtunës.

    Kjo tragjedi me 5 viktima dhe mbi 200 të plagosur vjen tetë vite pas sulmit në tregun krishtlindjeve në Breitscheidplatz me 12 viktima.

  • Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

    Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

    E kapën njëqind metra larg vendit të masakrës. Policia e ndaloi pranë një stacioni tramvaji, ai u shtri në tokë për t’u prangosur pranë BMW-së së marrë me qira, i qetë. Por, mes disa sekondave të masakrës dhe arrestimit, Taleb Al Abdulmohsen arriti të postonte disa video të çmendura, të cilat mund të jenë një nga çelësat për të kuptuar masakrën e Krishtlindjeve që tronditi Gjermaninë.
    “Jam i persekutuar nga gjermanët”, pohon ai në video. Në një postim në X (ish-Twitter) shkruan: “Sokrati u vra nga grekët dhe askush nuk pagoi. Nëse duhet bërë drejtësi, atëherë ajo duhet të ndalojë islamizimin e Evropës”.

    Duke ndjekur mbrapsht biografinë e tij, përmes aktivitetit të tij intensiv në X, intervistave të tij dhe gjurmëve të jetës në qytetin ku jetonte, Bemburg, del në pah profili i një degradimi të ngadaltë, por të pandalshme, të një qytetari model. Del historia e një mbërritjeje në Gjermani që nisi me perspektivat më të mira, si refugjat plotësisht i integruar, dhe e një biografie që doli jashtë shtegut për shkak të një fanatizmi në rritje kundër islamit, që e kishte çuar ish-refugjatin të përqafonte teza dhe figura të spikatura të ekstremit të djathtë bashkëkohor, nga Elon Musk te Alice Weidel, duke kaluar te kreu i Identitarëve, Martin Sellner.

    Lindja dhe mbërritja në Gjermani
    I lindur në vitin 1974 në Hufuf, Arabi Saudite, Taleb Al Abdulmohsen mbërriti në Gjermani në vitin 2016, pasi përfundoi specializimin në psikiatri.

    Angazhimi për gratë
    Fillon punë në një klinikë në Bemburg, në Saksoninë-Anhalt, rreth pesëdhjetë kilometra në jug të Magdeburgut. Në ato vite, profili i tij dukej ai i një emigranti të integruar dhe bujar: Al Abdulmohsen angazhohet për gratë saudite që duan të ikin nga regjimi dhe “nga përdhunimet e tutorëve të tyre meshkuj”, siç tregon në vitin 2019 për “Frankfurter Rundschau”.
    “Jam personi më kritik ndaj Islamit në histori”, rrëfehet ai për gazetën gjermane. Pasojnë intervista të tjera: me gazeta të mëdha gjermane, me BBC.

    Në atë kohë, Al Abdulmohsen kishte ende besim në sistemin gjerman të azilit, që “mund t’u dhurojë grave lirinë”. Sidomos bashkëkombëseve të tij të shtypura nga një monarki islamike. Dhe ai vetë e fitoi statusin e refugjatit në vitin 2016, sepse pretendonte se refuzimi i tij i plotë ndaj Islamit e kishte ekspozuar ndaj kërcënimeve me vdekje nga fanatikët. Por në vitet që pasuan, diçka shkoi keq.

    Ndryshimi
    Al Abdulmohsen filloi të postonte video gjithnjë e më të gjata, gjithnjë e më të çuditshme. Psikiatri dukej sikur kishte humbur besimin te Gjermania dhe po radikalizohej. Në X, ai sulmonte gjithnjë e më shpesh vendin që e mirëpriti, duke e fajësuar se “gjuan refugjatët sauditë brenda dhe jashtë vendit për t’ua shkatërruar jetën”. Pohonte se Gjermania dëshiron të “islamizojë Evropën”, postonte një foto të ish-kancelares Angela Merkel me mbishkrimin në anglisht: “E kam shkatërruar Evropën”.

    Musk dhe AfD
    Dhe një ide fikse filloi t’i pushtonte mendjen. Që bashkatdhetarët e tij kërcënoheshin nga “autoritetet” gjermane, që për ateistët si ai, Gjermania preferonte “xhihadistët”. Në faqe amerikane anti-islame filloi të kërkonte mbylljen e kufijve. Dhe rrëshqitja e tij shkoi aq larg, sa filloi të simpatizonte ekstremizmin e djathtë, gjerman dhe global.
    I pëlqente teknosovranisti Elon Musk, admironte të djathtën ekstreme gjermane, për të cilën shkruante: “Kush, përveç AfD-së, lufton Islamin?”. Gjeti ngushëllim, në urrejtjen e tij të thellë kundër myslimanëve, edhe te kreu i Identitarëve, Martin Sellner. Dhe Alice Weidel-it, kreut të AfD-së, Al Abdulmohsen i shkroi drejtpërdrejt në X: “E majta është e çmendur, na duhet AfD për të mbrojtur policinë”.

    Dikush vuri re ato postime, ato komente gjithnjë e më agresive. Sipas mediave gjermane, autoritetet saudite i kishin sinjalizuar Berlinit për ato çmenduri në rritje. Por askush nuk veproi. Madje as kur pranë profilit të Taleb Al Abdulmohsen u shfaq një mitraloz./ La Repubblica

  • Sulmi i Rusisë godet ambasadën shqiptare në Ukrainë, Ministria e Jashtme: Vetëm dëme materiale

    Sulmi i Rusisë godet ambasadën shqiptare në Ukrainë, Ministria e Jashtme: Vetëm dëme materiale

    Raketat ruse kane shenjestruar vec te tjerash edhe Ambasaden e Shqipërisë në Kiev. Ambientet e saj kane pësuar dëme materiale pas sulmit te fundit rus në kryeqytetin e Ukrainës, njoftoi ministria e Jashtme ne Tirane.

    Sipas Ministrisë së Jashtme, në sulm janë dëmtuar fasada e jashtme dhe hapësira brenda godinës.

    NJOFTIM PËR MEDIAN/ Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

    Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare.

    Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.

  • Shembet toka në Wellsin jugor, hapet gropa 15 metra, dhjetëra shtëpi detyrohen të evakuohen

    Shembet toka në Wellsin jugor, hapet gropa 15 metra, dhjetëra shtëpi detyrohen të evakuohen

    Tridhjetë shtëpi në një zonë banimi në Uellsin jugor janë evakuuar pasi një gropë e madhe u shfaq në mes të rrugës.

    Sipas mediave britanike, njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg pasi vrima prej rreth 15 metrash u shfaq në Nant Morlais, Pant, Merthyr, më 1 dhjetor.

    Oficerët e këshillit dhe policia janë në vend duke punuar me agjenci të tjera.

    Një deklaratë nga Këshilli Merthyr tha: “Nuk nevojitet ndihmë apo mbështetje e mëtejshme në këtë moment, por faleminderit të gjithëve që e kanë ofruar atë. Siguria është prioriteti ynë kryesor”.

    Ata lëshuan gjithashtu një paralajmërim, duke thënë: “Për të lejuar inxhinierët të vazhdojnë të punojnë në mënyrë të sigurt, ju lutemi qëndroni larg zonës”.

    Mediat theksojnë se ka pasur shi të dendur në pjesë të Uellsit gjatë natës, vetëm disa ditë pasi stuhia Bert shkaktoi shkatërrime në të gjithë pjesët e vendit.

  • Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

    Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

    Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit.

    Raportohet se lëkundjet ishin me forcë 3.1 ballë teksa thellësia ka qenë 15 kilometra.

    Më parë u raportua dhe për një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter, me epiqendër në Detin Adriatik si dhe një tjetër lëkundje me magnitudë 3.6 në zonën e Çorovodës.