Skip to content

Cili është qëndrimi që mazhoranca do të mbajë për imunitetin e Ballukut? Ministri i Drejtësisë: Atë që ka thënë kryeministri

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u pyet nga gazetarja Xhensila Kodra se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca për imunitetin e Belinda Ballukut. Ministri nuk ishte i qartë, por la të kuptohet se qëndrimi është ai që ka thënë kryeministri Rama.

Ai tha se kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, për të sqaruar kompetencat e pushteteve në këtë rast pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.

“Kushtetuta e thotë qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve”, tha Lamallari.

Pyetje: Cili është qëndrimi që mazhoranca do të mbaje për imunitetin e Ballukut?

Lamallari: Besoj që qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë. Kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje gjykatën kushtetuese, argumentet janë paraqitur aty, ku në thelb qëndron pretendimi i një pushtetit, konkretisht ekzekutivi për tejkalim të pushtetit të një pushteti tjetër, pra pushteti gjyqësor. Këtu kemi të bëjmë edhe me pushtetin legjislativ që konfirmon mandatin e ministrave, përfshirë edhe mua. Kushtetuta e thotë qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve.

Published inPolitike