Skip to content

1 vit në burg/ Veliaj, nesër lë qelinë, ja arsyeja

Erion Veliaj do të lërë të paktën për disa orë qelinë të dielën, ditën e parë të shkurtit, për të shkuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Burime konfirmojnë se kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, rikthehet para togave të zeza rreth një vit pas arrestimit (10 shkurt 2025), për të dëgjuar gjyqtare Etleva Deda nëse ia pranon ose jo kërkesën për ndryshim mase.

Ndonëse e diel, për shkak të afateve 5 ditore nga dita e dorëzimit të kërkesës, nesër në orën 09:00 grupi i sigurisë së burgjeve është njoftuar se duhet ta ketë dërguar Veliajn në GJKKO.Ndërkohë çështja ndaj tij ndodhet në fazën e seancës paraprake, ku kanë mbetur pa parashtruar argumentet e tyre, vetëm Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Pas ezaurimit të kësaj faze, gjykata do vendos nëse e kalon për gjykim, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen. Veliaj është i pa dehur për korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim.

Published inPolitike