Gimbo dhe Selin kanë kaluar kohë të madhe bashkë që pas ardhjes së tij në shtëpi.Ai ka thënë se ka pëlqim për Selin, ndërsa kjo e fundit është shprehur se “i ecën muhabeti, batuta dhe energjia” me të.
“Ti the vetë në klip që jam xheloz kushdo që i afrohet, unë për vete nuk jam xheloz, për shoqen nuk jam”, tha Gimbo duke iu drejtuar Mirit.“Unë jam xheloz për çdo njeri dhe çdo gjë që dua”, iu përgjigj Miri.
“Kjo nuk është objekt që unë ta marr nga dikush… kam parë ca reagime kur rri me Selin, jo veç Miri por edhe banorët që më shohin, unë çohem dhe iki. Unë asaj fjale që them i rri. Selin me Mirin janë lojtarë shumë të mirë, unë s’kam ardhur ta ndaj asnjë prej tyre. Si këtu, si jashtë, unë kur kam pëlqim për dikë e them”, tha Gimbo.
