Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga.
Si pasojë, tre persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur.
Dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në vendngjarje.
https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2026/01/WhatsApp-Video-2026-01-31-at-13.15.19.mp4?_=1
