Skip to content

“Do ia bëjmë Tiranën ferr”, Berisha premton protesta të forta në kryeqytet kundër kryeministrit Edi Rama

Me 10 shkurt Sali Berisha i ka ftuar të protestojnë kundër Edi Rames, por demokratet janë lodhur me xhiro ne bulevard dhe i kërkojnë që të qëndrojë në shesh.

“Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë”, u shpreh Berisha.
Skenari i protestës mbetet i njejtë. Demokratet do stacionohen poshtë zyrës së Edi Ramës në Kryeministri. Zhvendosja në Surrel nuk është në planet e doktorit, ndërsa greva e deputetëve mbetet sërish opsion.
“Do ia bëjmë ferr Tiranën. PD në plan gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre”,tha Berisha.

Kërkon te bashkohen në një front opozitar kundër Edi Ramës edhe me partitë e reja që nuk i ka në krah. Por, Agron Shehaj refuzon bashkimin me Sali Berishën.

“Pyesni Agron Shehajn që krahason PD me PS. Nuk është bashkëqeverisje por bashkim për largimin e të keqes”, tha ai.
Vija të kuqe nuk ka vetëm Agron Shehaj. Dera e tij mbetet e mbyllur për Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeaj dhe Bamir Topin.

“Pseudointelektual, PD i dha çdo mundësi, menduan për pasurimin dhe shkarkimin e PD”, tha Berisha.

Jo vetëm ish-zyrtarët e partisë, por edhe ndërkombëtaret nuk i ka me vete ne betejën e tij.

Mbështetësit kritikuan serish deputët e listës së mbyllur por Berisha i mbrojti. Në prill e gjithë partia futet në zgjedhje, nga kryetari tek qeliza baze, por bëri të qartë se nga primaret nuk heq dore.

Published inPolitike