Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sërish se kryeministri Edi Rama po mbron Belinda Ballukun dhe heqjen e imunitetit të saj, pasi sipas tij, është i përfshirë në aferat e saj dhe se zv.kryeministrja e “kërcënon” duke i thënë “do të të marrë me vete”.

Berisha u shpreh se po të ishte ky fakt, “për të shpëtuar nga Lubia Edi Rama do ishte i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh, në gjumë”.
“Nuk i prek dot një qime floku dhe ajo i thotë të marr me vete çdo tre ditë, çdo dy ditë”, tha Berisha, ndërsa shtoi se Ramës në takimin me banorët e Divjakës, ku e pranishme ishte dhe Balluku, i merrej goja para saj.
Pyetje: Kuvendi refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut të kërkuar nga SPAK, mos është ky një veprim mbrojtës nga Rama sepse ka frikën e tij.
Berisha: Është vetëm ky dhe asgjë tjetër. I nderuar zotëri, më fal se do të përsëris një fjalë vulgare, por të mos ishte ky fakt, për të shpëtuar nga Lubia Edi Rama do ishte i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh, në gjumë.
Por është ky fakt që nuk i prek dot një qime floku dhe ajo i thotë të marr me vete çdo tre ditë, çdo dy ditë. Faktikisht, e patë se si i merrej goja para saj në Divjakë, si e humbi komplet.