1 vit nga arrestimi në zyrë, Erion Veliaj kërkon të dalë nga qelia, ja kur mbahet seanca dhe kush e ka në dorë fatin e kryebashkiakut të TiranësKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon të dalë nga qelia dhe për këtë, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, me një masë më të butë sigurie. Për pak ditë, bëhet një vit nga prangosja e tij në zyrë, në Bashkinë e Tiranës. Do të jetë gjyqtarja e posaçme,
Etleva Deda ajo që do të shqyrtojë kërkesën dhe do të vendosë për fatin e kryebashkiakut socialist, nëse do të pranojë t’i zëvendësojë masën e sigurisë apo jo. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste. Kushtetuesja vihet në lëvizje për Veliajn
“MJAFT ME BURG! Erion Veliaj sfidon drejtësinë pas një viti, merret vendimi i papritur për seancën e radhës – Gjithçka gati!”
Published inNews
