Skip to content

Dërgoi veten në nominim? Zbuloni vendimin e rëndësishëm të Selin për televotimin

Selin, si lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ka patur një rol shumë të rëndësishëm gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Ajo do të vendoste se cilin nga grupet humbëse të sfidës së rezistencës të dërgonte në nominim.

Kujtojmë se grupi jeshil i përbërë nga Juela, Rogerti, Artani dhe Kristi ishin grupi fitues dhe ishin imun. Ndërkohë grupi blu, i kuq dhe i verdhë ishin në rrezik për nominim.

Selin u shpreh se grupin e verdhë të përbërë nga Stelina, Krusita dhe Baby G nuk do i dërgonte në nominim, pasi ishin vetëm vajza duke qenë se Angelo ishte i larguari i mbrëmjes së djeshme.Edhe grupin e kuq me Malin, Stenaldon, Brikenën dhe Mateon, Selin vendosi që t’a shpëtonte. E automatiksht doli grupi i saj në nominim, vetë ajo, Gimbo, Miri, Ina dhe Greta.Selin duhej të zëvendësonte një banor të grupit të saj me Rogertin, i cili është gjithmonë në nominim dhe ajo shpëtoi Gretën.

Banorja u shpreh se mori këtë vendim pasi dëshiron që të shohë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Inën.

Published inShowbiz