Skip to content

Erion Veliaj lë qelinë dhe shkon në GJKKO! Ja çfarë po ndodh

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është i pranishëm në sallën e gjyqit dhe përfaqësohet në këtë seancë nga avokati Sokrat Gjermeni. Të pranishëm janë edhe dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë është paraqitur nga Veliaj me argumentin se nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, pasi çështja ka kaluar tashmë për gjykim. Rreth një vit nga arrestimi, kryebashkiaku i Tiranës kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me nje masë më të lehtë.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025. Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Published inNews