Skip to content

U nda nga jeta / Aktori i njohur shqiptar përcillet sot për në banesën e fundit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur shqiptar, Fitim Makashi. Homazhet në nderim të tij do të mbahen në ambientet e Art Turbina në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, këngëtari Redon Makashi, i cili ka njoftuar se ceremonia mortore dhe homazhet do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në 13:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe artdashës do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e fundit.

Pas përfundimit të homazheve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë.Ndarja nga jeta e Fitim Makashit ka lënë pas dhimbje dhe trishtim në botën e artit shqiptar, ku ai do të kujtohet për kontributin dhe interpretimet e tij ndër vite.

Published inNews