Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane pasi tentoi t’i arratisej policisë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i plagosur u detyra të thërriste vetë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë. E gjitha filloi në Valdarno, ku tre persona, mes tyre dhe shqiptari tentuan të vidhnin një banesë me forcë. Brenda automjetit të braktisur nga ta, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. Pas ndjekjes nga policia të tre vrapuan për tu arratisur.Ndjekja përfundoi me një të shtëna më armë, ku si pasojë e tyre u plagos në shpatull 33-vjeçari shqiptar. I plagosuri ndodhet në spitalin në Perugia, ku u transportua me helikopter pas ndërhyrjes së parë të ambulancës së Kryqit të Bardhë të Monte San Savino. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen.
