Skip to content

“Doktori” i Fiks-it feston 52-vjetorin i harruar: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

Moderatori ikonik i “Fiks Fare”, me imazhin e të cilit janë rritur disa breza, Genti Pjetri festoi katër ditë më parë 52-vjetorin e tij.

Një ditëlindje që, ashtu si edhe ajo e vitit të kaluar, e gjeti larg ekranit dhe vëmendjes së publikut, në një lloj harrese, pikërisht aty ku ai nuk do ta kishte dëshiruar kurrë, larg shikuesve dhe televizionit që e deshi dhe i dha kaq shumë.

Ndërsa urimet nuk munguan në rrjetet e tij sociale, reagimi i Gentit ishte i papritur. Ai shprehu hapur zhgënjimin ndaj atyre që dikur i quante kolegë dhe miq, por që sot sipas tij mungojnë pikërisht në momentet kur prania e tyre do të kishte më shumë vlerë.

Genti kujton se edhe në periudhat më të vështira të jetës së tij, përfshirë humbjen e babait, shumë prej atyre që dikur i kishte pranë nuk u shfaqën askund, duke e lënë vetëm dhe të momentet kur njeriu ka nevojë për njerëz dhe miq me të cilët dikur ka ndarë problemet dhe gëzimet e tij.

“Nuk ma dhuroi a fali njeri emrin a famën, Zoti më dhuroi humor e zë dhe unë e dhashë, se s’kanë dashur me më pa mirë, është puna e tyre e jo e imja. S’më ka dëgjuar ndonjëherë emri për ngatërrestar, sherrxhi, llapaqen, ngacmues, përkundrazi se di si kam mbijetuar, për ata që se dinë, me vite më kanë hapur gropën ata që i quaja kolegë, miqtë i thoja, por vrapin e kishin të lehtë, si pashë në krah kurrë, më flasin për respekt, si pashë në derë të shtëpisë kur im at ndërroi jetë, ky është mirësia e respekt”, shkruan ai.

Komenti i Genti Pjetrit
Published inNews