Skip to content

KUJDES/ Rënie ortekësh në Qafë Thore-Theth, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë dhe për pasojë me rënie ortekësh.

Një situatë e tillë raportohet pranë tuneleve panoramike të aksit rrugor Qafë Thore-Theth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Njoftimi i ARRSH:

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Published inNews