Një ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Cërrik, ku një 65-vjeçare, Emine Agolli, u kafshua nga qeni për vdekje, sot (5 shkurt), është arrestuar edhe pronari i kafshës.
Një ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Cërrik, ku një 65-vjeçare, Emine Agolli, u kafshua nga qeni për vdekje, sot (5 shkurt), është arrestuar edhe pronari i kafshës.
kafshim qeni2
Ai është pikërisht kunati i viktimës (vëllai i bashkëshortit të viktimës), G. Agolli., 68 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije Policia e Elbasanit.
Nuk jepen detaje mbi dinamikën dhe rrethanat që janë ende nën hetim, por sqarohet se plaga që mori 65-vjeçarja nga kafshimi i qenit ishte serioze, pasi i dëmtoi arterien kryesore në pjesën e kofshës, duke shkaktuar hemorragji dhe për pasojë fatalitetin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Çërragë në Belsh, ku gruaja ka humbur jetën në rrethana tragjike. Emine Agolli u kafshua në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë.
Pavarësisht ndihmës së dhënë dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
