Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka shuar kureshtjen e publikut duke zbuluar se si do të reagonte nëse do të kishte një përballje direkte me Selinën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Emri i banores është lakuar shpesh javët e fundit për shkak të afrimitetit dhe raportit të ngushtë që ka krijuar me Mirin, gjë që ka nxitur diskutime mbi mënyrën se si shihet kjo miqësi nga jashtë.
Megjithatë, Rabea ka zgjedhur të mbajë një qëndrim diplomatik dhe qytetar. E pyetur se çfarë do t’i thoshte Selinës nëse do ta kishte përballë, ajo u shpreh se nuk do të kishte asnjë diskutim të veçantë apo dramë.
“Është kënaqësi të të takoj ty njëherë dhe gjithë të mirat. Nuk ka një gjë të veçantë që kisha thënë,” u shpreh ajo.
Përveç këtij komenti, Rabea foli me bindje të plotë për ecurinë e partnerit të saj në lojë, duke e parë atë si pretendentin kryesor, por pa mohuar as potencialin e Selinës.
“Është lojtari më i fortë aty brenda. E shoh padiskutim në finale. Edhe Selin është e fortë,” përfundoi ajo.
Kjo deklaratë përforcon qëndrimin e saj mbështetës ndaj lojës së Mirit, duke lënë mënjanë çdo spekulim për hatërmbetje personale.
