Skip to content

“Balluku do marrë edhe të tjerë njerëz të qeverisë me vete”- Gazetarja Llabani: Qeveria, po aq e përfshirë te AKSHI, sa edhe te dosja e zv/kryeministres! Janë porositur edhe ekzekutime

Zv/kryeministrja Belinda Balluku do marrë me vete të tjerë personazhe të qeverisë të implikuar në çështje abuzive.Kështu u shpreh sot në “News 24”, gazetarja Anduena Llabani ditën e sotme, në lidhje me çështjen e dosjes “Balluku” dhe AKSHI.

“Balluku do shkojë dhe bashkë me veten mund të marrë edhe personazhe të tjera të qeverisë. Dosja e AKSHI-t është aq e lidhur me politikën dhe qeverinë, sa ajo e Ballukut. Prokurorët kanë në dorë mijëra prova e filmime e përgjime. Madje ka edhe materiale filmike e prova se ka edhe porosi për vrasje. Nuk mund të them se kush i ka porositur. Balluku është porositur të mos flasë sepse di shumë”, tha Llabani.

Gazetarja nënvizoi se personazhe të tjerë të qeverisë janë të implikuar në çështje të ndryshme dhe që Balluku do i marrë me vete, madje edhe për çështjen më të fundit të “Kurum”, ku janë hedhur firma dhe shkaktuar një skandal me mbetjet kimike.

“Kam thënë se kjo nuk është çështja Balluku, por Rama. Kryeministri ka bërë me Ballukun atë mbrojtje që nuk e ka bërë më parë. Arsyet janë përtej interesit personal, janë në bashkëpunim me njëra tjetrën. Balluku do vazhdojë të marrë me vete njerëz të tjerë të qeverisë, Rama, flas për drejtues që janë në poste ministrore, që kanë bërë disa detyrime e përmbushur misione të zotit Rama. Flas për një ish-drejtues të portit që ka firmosur si tek çështja e Kurum. Ka njerëz që janë aty fal meritave që kanë marrë nga firmosja për Kurum”, tha ajo.

Published inNews