Skip to content

Habit gazetarja shqiptare: Kam fjetur me shokun e ngushtë. Burri ka ndenjur dy javë me Bleona Qeretin

Gazetarja Pejana Elezi, e ftuar në një emision televiziv, ka folur hapur për rëndësinë që shoqëria e ngushtë ka në jetën e saj dhe për raportin e bazuar në besim që ka me partnerin, Kledi Bahiti.

Ajo u shpreh se partneri i saj e ka mirëkuptuar gjithmonë dhe nuk e ka penguar asnjëherë të ruajë marrëdhëniet e afërta shoqërore.

Për të ilustruar këtë afrimitet, Pejana ndau një episod që ka habitur publikun, duke treguar se ka fjetur në të
njëjtin shtrat me shokun e saj më të ngushtë gjatë pushimeve.

“Me shokun tim të ngushtë, kur shkonim për pushime, flinim gjithmonë bashkë në të njëjtën dhomë. Ishim 4-5 veta në shtëpi dhe ndodhte që ne të dy të flinim bashkë. Shumë njerëz nuk e konceptonin dot këtë, madje as partnerët e tij në atë kohë”, tregoi ajo.

E pyetur nëse kjo situatë ka shkaktuar xhelozi, Pejana u shpreh se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë platonike:
“Nuk kishte pse të bëhej xheloze, sepse ishim si motër e vëlla. Njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem dhe kemi qenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin.”

Gazetarja shtoi se partneri i saj është në dijeni të çdo gjëje dhe se mes tyre nuk ka vend për fshehje. Sipas saj, edhe Kledi ka të njëjtën liri në marrëdhëniet shoqërore.

Ajo zbuloi gjithashtu se aktualisht partneri i saj ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka kaluar dy javë në shoqërinë e Bleona Qerretit, duke qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj dhe duke kaluar kohë së bashku.

“Mund të ketë gra që do ndiheshin xheloze për këtë gjë, por unë jo. Nuk kam pasur asnjë moment xhelozie,” u shpreh Pejana.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke hapur debat mbi kufijtë e xhelozisë, besimin dhe lirinë brenda një marrëdhënieje.

Published inShowbiz