Skip to content

“Nuk do i lëmë më të plaçkisin”, Berisha paralajmëron: Rama po mbrohet si Enveri, por fundi do jetë i njëjtë

Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, në foltoren e radhës. Berisha theksoi se socialistët në parlament po bëhen mburojë e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kryedemokrati theksoi se opozita nuk do e lë më qeverinë të plaçkisë qytetarët, por do e rrëzojë Ramën dhe zvarrisë ashtu si bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Berisha: Një qeveri që vjedh qytetarët, bën mburojë mandatet dhe imunitete, duhet të rrëzohet, nuk ka asnjë legjitimitet. Janë dy qeveri që çdo qeveri e bëjnë të paligjshme. Farsa elektorale dhe vjedhja e qytetarëve.

Do i çojmë ku e kanë vendin. I kam deklaruar Edi Ramës, në mënyrë absolute, aq sa arritën të shpëtojnë Enver Hoxhën pa e zvarrit aq do të shpëtojnë ty. Sepse, ka një popull të cilit ti i shkelmon votën. E plaçkit. Dhe i thua do vazhdoj të të plaçkisë prapë. Jo. Jemi në një mision më të rëndësishëm që kemi patur nga themelimi deri më sot. Më të vështirë, por të sigurt drejt fitores. Në momentet më kritike, kur menduan se na arkivua në histori, ne përkundrazi u ngritëm. Jemi forca politike e dytë në gjithë vendet ish komuniste, në këto përmasa. Vetëm sepse ju me guxim keni mbrojtur idealet tuaja të ndershme.

Published inNews