Skip to content

Nxënësit në shkolla deri në orën 16:00? Ja projekti pilot që do aplikohet në vend

Duke nisur nga viti akademik 2026–2027, 30 shkolla në vend do të funksionojnë me orar të zgjatur, duke u ofruar nxënësve qëndrim deri në orën 16:00, drekë falas dhe mundësi për të kryer detyrat e shtëpisë në ambientet shkollore.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një projekt pilot, për të cilin shkollat përfituese kanë marrë udhëzimet përkatëse mbi mënyrën e funksionimit. Në disa prej tyre janë njoftuar edhe prindërit, të cilët në shumicë e kanë mirëpritur këtë ndryshim. Vakti i drekës do të ofrohet falas dhe nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për prindërit.

Projekti pilot do të zbatohet për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Qëndrimi në shkollë deri në orën 16:00 ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e prindërve ndër vite dhe është prezantuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama. Drafti për zbatimin e këtij projekti ndodhet ende në proces finalizimi.

Published inNews