Skip to content

4 vjeçari kishte ngrënë mjaltë, familjarët në lot zbulojnë çfarë i ndodhi momentet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë. Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri p ka qenë me temperaturë, diarre dhe të vjella.

Kanë qenë prindërit e tij, të cilët e kanë dërguar me urgjencë deri në Orikum ku dhe ambulanca prej aty e mori pa shenja jete.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia, priten më tepër detaje në vijim.

LEXO  “Tavolina ishte e shtruar, dukej që sapo kishin mbaruar darkën” – Dëshmia e fqinjit që gjeti të pajetë familjen Kola! Tragjedia që u përsërit pas 34 vitesh në komunën italiane

Detaje të reja dalin në dritë për rastin e trishtë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë. Sipas familjarëve, fëmija kishte shfaqur simptoma që në orët e paradites, pasi dyshohet se kishte konsumuar mjaltë.

Ai kishte pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se ishin kaluar, por simptomat vazhduan edhe në ditën e ndarjes nga jeta.

LEXO  Sali Berisha krenohet me dhunën në protestën e opozitës, Rama cilëson protestuesit paramilitarë, mercenarë të paguar…

Kur u nis drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija mbërriti pa shenja jete, konfirmuar edhe nga mjekët.

Ai u shoqërua më pas në Spitalin e Vlorës, në pediatrinë e madhe, por as aty nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Autoritetet shëndetësore presin rezultatet e analizave të biopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së vogëlushit.

Published inNews