Skip to content

Aksident i rëndë / Përplaset një motor elektrik me një makinë

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXO  Tragjedia e familjes shqiptare, e njëjtë me atë të 34 viteve më parë/ Katër anëtarët humbën jetën po në të njëjtin qytet nga rrjedhja e gazit
Published inNews