Skip to content

“E gjeja veten duke i shkruar mamit mesazhe pas vdekjes“/ Gazetarja Jonida Shehu, rrëfen me lotësh humbjen e prindërve

Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në për dhimbjen e humbjes së prindërve.

“Isha 23 vjeç kur humba babanë, sapo kisha përfunduar studimet dhe kisha nisur punën. Babi ishte i diagnostikuar me kancer megjithatë ne nuk e kishim menduar që do ikte.

Mendonim se çdo gjë do kthehej në normalitet. Të gjitha gjërat u kthyen përmbys dhe kundër nga ç’kisha imagjinuar unë. U deshën shumë vite që gjërat të shkonin në vendin e tyre.

LEXO  Prag lufte në Lindjen e Mesme, SHBA rrëzon dronin iranian që iu afrua aeroplanmbajtëses ‘Abraham Lincoln’

Më pas motra jetonte në Prishtinë, vëllai në SHBA, dhe unë mbeta vetëm me mamin”, tregon ajo për humbjen e të atit.

Por pak vite më pas ajo do të humbiste edhe nënën, një dhimbje e madhe për gazetaren.

“Nuk e kam përtypur vdekjen e tim ati… vdekja e nënës më bëri të relaksohesha nga pesha e vdekjes dhe të kisha një kuptim tjetër për vdekjen, sepse kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën e vdekjes.

LEXO  Lajmi fundit! I lyhet me benzinë shtëpia e gazetarit të njohur shqiptar (Foto)

Me frikën që ‘po kur të ndodhë që ime më të mos jetë?’. Kur kam humbur mamin gjëja që kam vuajtur më shumë është kur mbyllja punën, sepse ishte personi i parë që merrja në telefon.

Ka pasur disa momente që ngaqë më mungonte shumë prania e saj, i kam rënë telefonit të saj dhe i shkruaja. I shkruaja që më ka marrë malli, që jam mirë…”, rrëfen ajo mes lotësh.

Published inNews