Skip to content

“Dua të ketë një varr”, vëllai i Jurgen Karajt në lot, ja çfarë po ndodh me familjen pasi u gjet trupi

Pas më shumë se katër javësh kërkimesh, trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit është gjetur sot, 30 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Automjeti në të cilin ndodhej Karaj dhe shoku i tij, Andi Losha, u përplas dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë të Klosit.

Në një prononcim për mediat, vëllai i të ndjerit, Endri Karaj, i cili u lutej autoriteteve që të kishte një varr ku të qante të vëllain, ka falenderuar sot të gjitha trupat e përfshira në operacion.

LEXO  E kujtoni policin m*zor që vr*u Klodian Rashën në karantinë? Nuk e besoni ç’ka ndodhur sot me të

“Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuan në gjetjen e vëllait tim. Jam mirënjohës për Forcat e Kosovës dhe Shqipërisë që na mbështetën në këto ditë të vështira,” tha ai.
https://www.instagram.com/newsbomb_albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=16cec56f-1bb2-41fa-a6ae-1be03139e271

Operacioni i kërkim-shpëtimit ishte ndërmarrë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Dy ditë më parë, në Klos kishte mbërritur edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili së bashku me homologun e tij shqiptar, Pirro Vengu, ndoqën nga afër operacionet.
Njësitë e specializuara përdorën mjete teknologjike, përfshirë dronë nënujore dhe skanerë, për të lokalizuar trupin e të riut.

LEXO  “Më hajdute se ajo nuk ka, por qëndron Rama pas saj”/ Berisha: Lubia ka dy muaj që fabrikon dhe gris dokumente

Ngjarja ndodhi më 10 janar, rreth orës 01:30, kur një automjet tip “Audi” me targa angleze doli nga rruga dhe ra në përroin e fshatit Dars. Drejtuesi i makinës, 24-vjeçari Andi Losha, banues në Fullqet, arriti të mbijetojë, ndërsa fatkeqësisht Karaj u mor nga rrjedha e ujit.

Published inNews