Skip to content

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi në vendin punës në rrugën Ferizaj -Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se viktima ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar dhe i njëjti nuk i përballoi plagët e marra.

LEXO  Darka e fundit mbeti pa ngrënë: Trupat e familjes shqiptare u gjetën në tavolinë, pse gazi ishte kaq… (EMRAT)

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar.

Viktima mashkull, 43vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

LEXO  “Merr Venezuelën, na lërë dorë të lirë në Ukrainë”, zbulohen prapaskenat e paktit që Moska i ofroi Trumpit në 2019. Ja si u përgjigj Presidenti i SHBA

Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi Flora Ahmeti.

Published inNews