Skip to content

Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, Tabaku reagon pas vendimit të “Kushtetueses”: S’ka më justifikim, Parlamenti t’i heqë imunitetin! Për 8 javë kemi pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin

Pezullimi i Belinda Ballukut mbetet në fuqi, pas rrëzimit që Gjykata Kushtetuese i bëri ankimit të kryeministrit Edi Rama. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar duke thënë se tani nuk ka më justifikim dhe Parlamenti duhet t’i heqë imunitetin.Me anë të një reagimi në Facdebook, deputetja demokrate thekson se për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin.

Sipas saj gjatë kësaj kohe një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon.

“Për 8 javë, një ministre e akuzuar për korrupsion ka menaxhuar gjysmën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që drejtësia kishte vendosur ndryshe”, shkruan Tabaku, e cila thekson se “mazhoranca u kthye në mburojë politike, duke refuzuar të zbatojë një vendim të një gjykate kundër korrupsionit”.

Jorida Tabaku thotë se kjo qeveri sot nuk ka më legjitimitet moral.

“Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë. Respekt për 4 gjyqtarët kurajozë që nuk u tërhoqën nga e drejta”, thuhet ne reagim.

Pezullimi i Belinda Ballukut mbetet në fuqi, pas rrëzimit që Gjykata Kushtetuese i bëri ankimit të kryeministrit Edi Rama. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar duke thënë se tani nuk ka më justifikim dhe Parlamenti duhet t’i heqë imunitetin.

rama balluku

Me anë të një reagimi në Facdebook, deputetja demokrate thekson se për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin.

Sipas saj gjatë kësaj kohe një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon.

“Për 8 javë, një ministre e akuzuar për korrupsion ka menaxhuar gjysmën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që drejtësia kishte vendosur ndryshe”, shkruan Tabaku, e cila thekson se “mazhoranca u kthye në mburojë politike, duke refuzuar të zbatojë një vendim të një gjykate kundër korrupsionit”.

Jorida Tabaku thotë se kjo qeveri sot nuk ka më legjitimitet moral.

“Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë. Respekt për 4 gjyqtarët kurajozë që nuk u tërhoqën nga e drejta”, thuhet ne reagim.

Reagimi i Tabakut

Prej 8 javësh, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Balluku. Prej 8 javësh, qeveria refuzoi ta zbatojë këtë vendim.

Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin.

Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon.

Për 8 javë, një ministre e akuzuar për korrupsion ka menaxhuar gjysmën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që drejtësia kishte vendosur ndryshe.

Mazhoranca u kthye në mburojë politike, duke refuzuar të zbatojë një vendim të një gjykate kundër korrupsionit.

Sot, pas (mos)vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë justifikim.

(Mos)Vendimi mund të jetë procedural, por detyrimi për ta zbatuar ligjin është politik dhe moral.

Gjykata Kushtetuese mund të kishte folur më qartë dhe më fort. Por edhe kështu, një gjë mbetet e padiskutueshme: për 8 javë me radhë, ligji është shkelur me vetëdije nga qeveria.

Pas presioneve, sulmeve dhe intimidimeve, qeveria nuk ka më asnjë justifikim. Parlamenti nuk ka më asnjë justifikim për të mos hequr imunitetin siç e kërkon SPAK.

Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë.

Respekt për 4 gjyqtarët kurajozë që nuk u tërhoqën nga e drejta.

Kjo qeveri sot nuk ka më legjitimitet moral.

As në sjellje.

As në standarde.

As në moral.

Published inPolitike