Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në “Kjo Javë” se çështja e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, do të vazhdojë të shqyrtohet nga SPAK dhe Këshilli i Mandateve.Sipas Lalës, Rama duhej ta kishte shkarkuar Ballukun menjëherë pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra, pasi Balluku mund të vazhdonte betejën me drejtësinë pa mbrojtjen e imunitetit.
Ajo theksoi se Balluku kishte influencë të jashtëzakonshme brenda PS, për shkak të mbështetjes së deputetëve të Fierit dhe lidhjes së ngushtë me Ramën, dhe se fjalët e saj mund të rrezikonin direkt kreun e qeverisë.
Klodiana Lala: Çështja e Ballukut do të shihet nga lëvizja në Këshillin e Mandateve, nga SPAK.
Personalisht kam besuar që Rama do të duhet ta kishte shkarkuar që në momentin që GJKKO caktoi masën për pezullimin nga funksionet. Balluku do ta vazhdonte betejën me drejtësinë pa patur nevojën e mbrojtjes nga imuniteti.
Rama duhet të kishte bërë hapin e tij menjëherë, duke larguar Ballukun.Balluku kishte investuar në media, kishte pushtet të jashtëzakonshëm brenda PS për shkak të numrit të lartë të deputetëve të Fierit, për shkak se ka qenë njeriu i besuar i Ramës dhe ka bërë rezistencën e vet. Kam besuar se Tahiri do ta rrëzonte Ramën , por nëse Balluku flet, është i rrezikuar direkt Rama.
Sepse ka qenë në paradhomën e tij, kanë diskutuar cdo gjë, ska nevojë të na thotë për inceneratorët se ato nuk ekzistojnë, ska nevojë të na thotë për AKSHI-n se kemi parë me foto cfarë ka ndodhur, rrëmbimi i biznesmenit.
