Skip to content

“Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër”- Bardhi: Balluku simboli më i dukshëm i sistemit keqbërës! 10 shkurti, protestë kundër Ramës

Gazmend Bardhi reagoi edhe një herë ndaj mbetjes në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut, duke theksuar se Shqipëria është më e korruptuar, më e kriminalizuar, më e shtrenjtë dhe më e padrejtë pas 13 vjetësh në pushtet.Ai e konsideroi Belinda Ballukun si simbol të këtij sistemi, por jo përjashtim, duke shtuar se përgjegjësia bie te vetë kryeministri, i cili sipas tij “nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi”.

Bardhi theksoi se sa herë ka skandal ose aferë, sakrifikohet një ministër, ndërsa degradimi i vendit vazhdon sepse “problemi mbetet i pazgjidhur” dhe arkitekti i sistemit është Rama. Ai ftoi qytetarët për të protestuar të martën, më 10 shkurt, në orën 17:00, duke deklaruar: “Pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet. Shqipëria flet, s’ka më alibi”.

LEXO  Deshmia e gruas per Petrit Ndoun

Postimi i Bardhit: S’ka më alibi! Problemi i Shqipërisë ka emër: Edi Rama!

Edi Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet. Por si është sot Shqipëria? Më e korruptuar. Më e kriminalizuar. Më e shtrenjtë. Më e padrejtë. Më e zbrazur.

Belinda Balluku është simboli më i dukshëm i këtij sistemi keqbërës, por nuk është përjashtim. Ajo është simbol i pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës. Dhe ky është i vetmi që nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi!

LEXO  Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 4 janar 2026: Parashikimet për çdo shenjë

Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër. Sa herë ka aferë, Edi Rama lan duart dhe bën të paditurin. Ministrat ndryshojnë, degradimi vazhdon, sepse problemi mbetet i pazgjidhur. Ai nuk është emri i radhës së një ministri. Problemi është arkitekti i këtij sistemi: Edi Rama.

Të martën protestojmë kundër Edi Ramës, sepse shqiptarët po paguajnë shumë shtrenjtě çmimin e korrupsionit të tij. Sepse pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet.

Të martën, datë 10 Shkurt, ora 17:00, Shqipëria flet. Sepse s’ka më alibi.

Published inNews