Skip to content

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në jug gjatë orëve të pasdites.

Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në veri deri në orët e pasdites. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.Era do të fryjë verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.

LEXO  MERRNI MASAT URGJENTE! Stuhia polare "pushton" Shqipërinë brenda pak orësh, ja zonat ku do të bjerë dëborë dhe ora kur temperaturat "shënojnë" minus!

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë

Published inMoti