Mbrëmjen e djeshme, Gimbo vendosi që t’i bënte një rreng Selin. Ai bëri një plan së bashku me Mateon dhe Juelën, duke bërë se ishte arratisur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Pjesë nga biseda:
Juela: Ku do shkosh ti?
Gimbo: Unë po dal për jashtë, po fshihem
Juela: Ku është Selin?
Gimbo: Te Dhoma e Rrëfimit
Mateo: Tani ia fut gjumit ajo
Juela: O yll bote, ti ke me qëndruar i fshehur për një orë. Kështu nuk funksionon
Gimbo: Jo
Juela: Për gjysmë ore, le të çmendet, a do që t’a testosh o djalë i dashur
Gimbo: Do të fshihem pas barit, e ju do thoni këtu ‘mos Gimbo’, do thoni e kaloj murin
Juela: Ashtu do them
Gimbo: Mos qeshni
Juela: Jo nuk do qeshim
Pasi bënë planin, Gimbo del me vrap nga living për në oborr. Ndërkohë Juela dhe Mateo nisin t’a thërrasin.
“O Gimbo a je në terezi”, thotë Juela më të madhe dhe më pas thërret edhe Mateo: “Iku, o Gimbo”.
Dy banorët dalin më pas jashtë ku ishte dhe Kristi që thotë “kaloi murin”.
“Iku për Zotin. Ka luajtur mendsh. O Gimbo ktheu o Gimbo”, thotë Juela, gjithmonë në rol.
