Skip to content

‘Kjo është protesta jonë’, shkodranët nisen drejt Tiranës: Nuk do ta lëmë vendin të shkatërrohet

Qindra qytetarë nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, duke shprehur kështu pakënaqësinë dhe revoltën ndaj qeverisjes aktuale.

Qytetarët shkodranë i bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në këtë protestë, duke kundërshtuar një qeveri të korruptuar dhe përgjegjëse për shkatërrimin e institucioneve dhe shpopullimin e vendit.

LEXO  Albania’s Culinary Tourism Gains International Interest

Protestuesit e Shkodrës, të cilët janë udhëtuar për orë të tëra, theksuan se kjo është një protestë e shqiptarëve, por mbi të gjitha është një protestë e Shkodranëve, që nuk duan të shohin vendin e tyre të shkatërrohet nga një qeveri që, sipas tyre, po mbështet korrupsionin dhe po shkatërron çdo mundësi zhvillimi për qytetarët.

“Duhet të jemi të gjithë në Tiranë, të bashkohemi kundër kësaj qeverie që po shkatërron institucionet dhe po e kthen Shqipërinë në një vend ku nuk ka më mundësi për jetesë. Kjo është një qeveri që po shpopullon vendin dhe po mbron vetëm interesat e korrupsionit”, shprehen qytetarët shkodranë, të cilët kërkojnë një ndryshim të menjëhershëm dhe të fuqishëm.

LEXO  “Planifikuam t’i vrisnim të atin që të vinte në varrim!”- Atentati ndaj biznesmenit, Henrik Hoxhaj: E monitoruam një vit dhe...
Published inNews