Skip to content

Protesta kundër projektit TID në Durrës, reagon Salianji: Qytetarët kërkojnë pronën e tyre, vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve në Durrës, kundër projektit TID për rikonceptimin e qendrës historike të qytetit. Me anë të një postimi në Facebook, Salinji thotë se brutaliteti dhe dhuna policore janë shenja paniku, jo force.Sipas Salianjit, vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë dhe jo të japë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

LEXO  U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit

“Një qeveri normale dëgjon qytetarët. Një qeveri demokratike dialogun. Një qeveri e përgjegjshme zgjidh problemet. Vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë. Sot qytetarët në Durrës nuk po kërkojnë privilegje”, shkruan Salianji.

Ai thotë se qytetarët e Durrësit po kërkojnë një të drejtë themelore, pronën e tyre, ndërsa qeveria dhe bashkia i grabit.

LEXO  E bujshme! Policia zbulon një nga autorët në Lezhë! Brenda berberhanes ishte një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

“Kur pushteti fillon të marrë pronën, dinjitetin dhe lirinë, nuk është më demokraci, është regjim dhe çdo regjim që dhunon qytetarët e vet, e ka rënien vetëm çështje kohe”, shkruan Salianji.

https://www.facebook.com/share/v/17cxHPtUob/

Published inNews