Skip to content

Ma morën motrën!!! Ajo çfarë bëri Sonardi kur erdhën ta merrnin për në psikiatri! Banorët zbulon çfarë bënin

Një histori që për shumëkënd dukej e mbushur me humor dhe momente virale në rrjetet sociale, ka marrë një kthesë të rëndë për Genard dhe Sonida Hajdinin, të cilët kanë përfunduar të shtruar në spitalin psikiatrik pasi ky i fundit filmoi të motrën gjysmë nudo fuke ngrënë sallam mbi shtrat në një gjendje të rënduar mendore e fizike.

Detaje të reja janë zbardhur nga momenti kur në banesën e tyre mbërritën shërbimet shtetërore për t’i sistemuar.

Motër e vëlla jetonin në një lagje të zakonshme të Tiranës, ku sipas banorëve të zonës njiheshin si njerëz të qetë dhe gazmorë. Në rrjetet sociale, ata u bënë të njohur për videot me batuta spontane, shprehje gazmore dhe situata që shpesh bëheshin virale, duke krijuar përshtypjen e një realiteti plot humor. Megjithatë, pas imazhit publik, sipas fqinjëve, fshihej një situatë më komplekse.

LEXO  ALARMI/ Nesër Shqipëria pushtohet nga reshje të forta shiu, ja zonat ku ...

“Ishin njerëz të qetë. Për sa kohë ishte gjallë babai, ai kujdesej për ta, ua siguronte ilaçet me orar. Ka pasur raste që Genardi dilte nëpër shkallë me veshje të papërshtatshme, por Sonida ka qenë gjithmonë shumë e qetë, në botën e saj. Madje deri vonë ka dhënë mësim online. Ka qenë shumë e zonja”, tregon një banor i pallatit.Sipas dëshmive të fqinjëve, momenti kur ndërhynë shërbimet ka qenë i tensionuar. Një prej banorëve rrëfen se gjithçka ndodhi teksa Genardi ndodhej jashtë banesës.

“Kur erdhën për të marrë Sonidën, Genardi ishte te marketi duke blerë, si zakonisht merrte kafe të ftohtë në kanaçe. Kur mori vesh çfarë po ndodhte, bërtiti ‘Ma morën motrën!’ dhe vrapoi drejt ambulancës. Sonida nuk kishte zbritur ende. U ngjit lart dhe më pas i zbritën të dy. Sonidën e mori ambulanca, Genardin policia.”

LEXO  Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan! 4 makina përplasen me njëra-tjetrën....

Banorët e zonës thonë se komuniteti ka treguar vazhdimisht interes dhe mbështetje për dy vëllezërit, duke i ndihmuar herë pas here edhe me ushqime apo nevoja të tjera.

“Kur kishin vështirësi, shumë veta vinin të pyesnin. U kanë sjellë edhe ushqime. Kanë qenë njerëz të mirë, me hallet e tyre. Nuk i bënin keq askujt. Na erdhi shumë keq që përfunduan në psikiatri”, shprehet një zonjë e lagjes.

Published inNews