Skip to content

Miliona euro vlerë! Zbulohet vila lukzose në Tiranë e Drejtorit të Edi Ramës, që u tha se u mor peng (Foto)

TIRANË– Një vilë luksoze në fshatin Picall të Tiranës dyshohet se është në pronësi dhe përdorim të Daniel Shimës, ish-Zv. drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Godina e vjetër është restauruar, u bë një pishinë panoramike, ndërkohë që është bërë rrethimi i kodrës.

Duket se, pas kompanive të ndërtimit, lavazhit, firmave të IT-së, trojeve dhe restorantit në Farkë, është zbuluar një tjetër pasuri, të cilën Shima ka tentuar që t’a fshehë, duke e regjistruar në emrin e bashkëpunëtorëve. Një tjetër skemë për të humbur gjurmët, ku 34-vjeçari duket se po sfidon institucionet ligjzbatuese, duke kanalizuar paratë e tenderave të AKSHI-t në pasuri personale, familjare apo edhe të shokëve.

LEXO  “Balluku do marrë edhe të tjerë njerëz të qeverisë me vete”- Gazetarja Llabani: Qeveria, po aq e përfshirë te AKSHI, sa edhe te dosja e zv/kryeministres! Janë porositur edhe ekzekutime

Vila që shihni më sipër, në foto dhe video, është marrë nga aplikacionit “google maps”. Nga këto pamje duket se godina është 2 katëshe, me një oborr të organizuar. Godina duket e restauruar së fundmi, me stilin e banesave të vjetra në Itali.


VoxNews ka siguruar dokumente noteriale, ku rezulton se ajo pasuri është shitur në muajin korrik të vitit 2025, nga kompania e Sokol Përllakut te I.L. Kujtojmë se, Sokol Përllaku ka bashkëpunuar shumë ngushtë me nënën e Daniel Shimës, në blerjen dhe shitjen e një kompanie që xhiroi prona me vlerë miliona euro.

LEXO  3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 7 persona për vrasje nga pakujdesia


Daniel Shima ka pasur informacione se veprimtaria e tij dhe e nënës rrobaqepëse po hetohej. Në fund të vitit 2022, ai ka “urdhëruar” nënën e tij, Meritën, që t’ia kthejë aksionet Sokol Përllakut, të njëjtit person që ia bleu. Nëse çmimi i blerjes ishte 400 euro, çmimi i shitjes nga Merita te Sokoli shkoi në vetëm 1000 euro.

Duke qenë se, kompania kishte në pronësi pasuri me vlera miliona euro, apo kishte marrë leje ndërtimi, çmimi është bërë formal, për të fshehur shumëçka.

Edhe pas shitjes me letra të kësaj firme, sërish administrator vendoset një “njeri” i besuar i Daniel Shimës./Voxnews

Published inNews