Skip to content

“Të tronditur”- Masakra me 10 viktima në shkollë, liderët botërorë dërgojnë mesazhe ngushëlluese drejt Kanadasë

Dhjetë persona kanë humbur jetën pas shtënave në provincën e British Columbia në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme dhe policia thotë se një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.

Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë. Policia beson se edhe kjo ngjarje është e lidhur me masakrën.Autori i të shtënave u konfirmua i vdekur më herët pasdite. Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës dhe dyshimet janë se ai është vetëvrarë.Dy persona u transportuan me helikopter drejt spitalit me lëndime serioze për jetën. Edhe 25 persona të tjerë po vlerësohen për lëndime në qendrën mjekësore lokale, thanë autoritetet.

LEXO  Rrëfimi prekës i gruas së gjyqtarit Astrit Kalaja

Pas të shtënave fatale, ka ardhur edhe reagimi i disa liderëve ndërkombëtarë.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca “qëndron pranë popullit kanadez”: “Të tmerruar nga sulmi në një shkollë në Tumbler Ridge. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, të plagosurit dhe gjithë komunitetin arsimor.”Kryeministri australian Anthony Albanese tha se është “i shokuar dhe i pikëlluar” nga ngjarja dhe i dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta të gjithë kanadezëve të prekur.

LEXO  E rëndë/ Gjendet i pajetë një person , dyshohet se …

Ndërkohë, Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh “thellësisht i tronditur” dhe iu shpreh solidaritet familjeve dhe të plagosurve, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.

Published inNews