Skip to content

Vrau nënën dhe e varrosi pranë një pylli për t’i marrë pensionin! ZBARDHET dëshmia e djalit në Itali: Kisha frikë se…

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Torino të Italisë, ku një 58-vjeçar është arrestuar me dyshimin se ka vrarë nënën e tij 86-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj.

Sipas mediave italiane, trupi i të moshuarës u gjet i varrosur në një zonë pyjore pranë Palazzina di Caccia. Ajo ishte shpallur e zhdukur prej rreth një muaji, pasi një e njohur e saj kishte denoncuar humbjen e kontakteve.

LEXO  “Epsteini” ynë Fatmir Mediu, histori të zeza dhe takime me pagesë në SHBA për politikanët dele të Tiranës

Fillimisht, i dyshuari u shpreh para hetuesve se e ëma kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe se ai e kishte varrosur trupin.

Por më vonë, gjatë marrjes në pyetje, ai ndryshoi dëshminë dhe pranoi se e kishte vrarë, duke pretenduar se kishte frikë të humbiste pensionin e saj, të cilin e konsideronte si burimin e vetëm të të ardhurave.

LEXO  Bëhuni gati në 10 shkurt! Vjen njoftimi urgjent për shqiptarët, ja çfarë i pret

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Published inNews