Skip to content

Arrestohet në flagrancë 41-vjeçarja në Patos, ushtronte prostitucion

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetase që ushtronte prostitucion, kanë organizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja: A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos.
Kjo shtetase dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, pasi kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Published inNews