Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Brazilit, ku një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën pas sulmit të një peshkaqeni.Deivson Rocha Dantas, i cili ishte duke luajtur me shokët e tij në ujë pranë plazhit Chifre në Pernambuco, u sulmua papritur nga peshkaqeni, i cili e kafshoi në kofshën e djathtë.
Një dëshmitar arriti ta nxjerrë djalin nga uji dhe e ndoqi menjëherë përpjekjen për ta shpëtuar, duke iu dhënë ndihmën e parë. Ai u dërgua në spital pas sulmit të enjten, por fatkeqësisht, nuk arriti të mbijetonte nga plagët e tij. Komiteti Shtetëror për Monitorimin e Incidentëve me Peshkaqenë (CEMIT) njoftoi se djaloshi kishte humbur shumë gjak, pasi kafsha e kishte kafshuar në një zonë me shumë arterie.
Dr. Levy Dalton, që u kujdes për Dantas, tha: “Ai mbërriti në spital tashmë i vdekur. Ekipi ynë ishte gati dhe morëm të gjitha masat e mundshme sipas mbështetjes jetësore të avancuar, por, fatkeqësisht, nuk mundëm ta shpëtonim.”
Pas ngjarjes, plazhet e Pernambuco-s kanë marrë paralajmërime për peshkaqenët, dhe autoritetet kanë ngritur nivelin e monitorimit të këtyre kafshëve.
Plazhi Chifre, ku ndodhi sulmi, kishte dhënë katër paralajmërime për peshkaqenë, ndërsa në qytet janë vendosur gjithsej 13 shenja të tilla për të paralajmëruar pushuesit.
