Grenell matrapazi i Ballkanit, ja pazaret me Ramën dhe Vuçiç, nga shitja e Kosovës deri te lobimet me fëmijët e Trump, afera me Sazanin dhe shtabin e Serbisë
Richard Grenell u shfaq në Ballkan si i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë–Serbi në vitin 2019, në një moment kur procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian kishte ngecur. Emërimi i tij u justifikua me nevojën për “energji të re” dhe “rezultate konkrete”, por mënyra se si ai veproi ndryshoi rrënjësisht ekuilibrat politikë në rajon. Që në fillim, Grenell e zhvendosi dialogun nga një proces diplomatik afatgjatë në një presion të drejtpërdrejtë politik, veçanërisht ndaj Kosovës.
Një nga faktet më të dokumentuara është roli i tij në krizën politike në Prishtinë në vitin 2020. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua pasi refuzoi kërkesën amerikane për heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifave ndaj Serbisë. Grenell e bëri presionin publik, përmes deklaratave dhe mesazheve të drejtpërdrejta, duke e lidhur mbështetjen amerikane me bindjen politike të qeverisë kosovare. Ky zhvillim u raportua gjerësisht nga media ndërkombëtare dhe u kritikua edhe nga figura të njohura politike në SHBA dhe Europë. Strategjia e tij agresive prodhoi efekt të kundërt, pasi Kurti i rifitoi zgjedhjet i vetëm, duke u pozicionuar më fort në politikën e Kosovës.
Shitja e Kosovës dhe lidhja me dyshen Vuçiç-RamaNë të njëjtën periudhë, Grenell riktheu në tryezë idenë e shkëmbimit territorial ose “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë. Debati për ndarjen e Kosovës u bë real, konkret dhe publik, duke shkaktuar reagime të forta në Berlin, Bruksel dhe në vetë Kosovën. Paralelisht, Grenell ndërtoi një raport shumë të afërt me Aleksandër Vuçiçin. Takimet e shpeshta, deklaratat pozitive për Serbinë dhe mungesa e kritikave për lidhjet e saj me Rusinë krijuan perceptimin e një favorizimi të hapur. Serbia vazhdoi të mos e njohë Kosovën, të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Moskën dhe Pekinin, por megjithatë u paraqit nga Grenell si palë konstruktive dhe e besueshme.
Kjo linjë u reflektua edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, e cila u promovua si sukses historik, por që në praktikë prodhoi më shumë përfitime për Serbinë sesa për Kosovën. Në këtë kontekst hyn edhe roli i Edi Ramës. Kryeministri shqiptar u pozicionua hapur në mbështetje të linjës Grenell, duke dalë publikisht kundër qasjes së qeverisë së Kosovës dhe duke promovuar idenë e kompromisit të shpejtë. Rama u shfaq shpesh në sinkron me Vuçiçin në deklarata dhe iniciativa rajonale si Ballkani i Hapur, ndërsa Shqipëria u përfshi në një diplomaci paralele që nuk kalonte gjithmonë përmes institucioneve zyrtare të Kosovës. Siç ishte bërë e qartë, Richard Grenell ishte pjesë e pazarit mes Vuçic, Thaçit dhe Ramës për ndryshim të kufijve mes Serbisë e Kosovës dhe për shkëmbim territoresh mes tyre, me Kosovën që do të merrte Luginën e varfër të Preshevës e Bujanovcit dhe Serbinë që do të merrte zonën e pasur të Mitrovicës së Veriut. Këshilltari i presidentit Trump për sigurinë, John Bolton, e kishte pohuar se treshja ballkanike ishte strumbullari i kësaj marrëveshjeje. Kjo marrëveshje u hodh në erë si pasojë e ndërhyrjes së BE.
Lobimet dhe pazaret
Pas largimit nga posti zyrtar në administratën Trump, Grenell nuk u shkëput nga politika ballkanike. Edhe pa asnjë funksion, ai shfaqej në media dhe aktivitete publike si figurë e afërt me Donald Trump dhe rrethin e tij, duke ruajtur ndikimin politik. Media amerikane kanë raportuar për rolin e Grenell si lobist dhe strateg politik, duke ngritur pyetje serioze mbi konfliktin e interesit mes funksionit të mëparshëm diplomatik dhe angazhimeve private. Madje politikani, Boban Bogdanoviq, tha disa kohë më parë se Vuçiç i paguan Grenellit 100 mijë dollarë në muaj për lobim. Ka dyshime se edhe Rama ka caktuar një fond lobimi për besnikun e Donald Trump që nuk ka asnjë transparencë. Ishte Grenell që solli vajzën e Donald Trump dhe bashkëshortin e saj në Shqipëri. Po ashtu Grenell i ka mundësuar takime Vuçiçit me djalin Trump. Grenell e pa se mund të bënte biznes lehtësisht si me Ramën ashtu edhe me Vuçiç. Ai ka qenë ndërmjetësi i marrëveshjes së investimit të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri.
Në Beograd, Grenell propozoi ndërtimin e një hoteli luksoz në një ndërtesë të bombarduar nga NATO gjatë konfliktit të vitit 1999 që deri më tani është bllokuar si projekt, ndërsa në Shqipëri përfshin ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan e Zvërnec, investime këto që shkojnë në 2 miliardë euro. Gjithashtu gjatë kësaj kohe Grenell ka përdorur influencën e tij për të afruar Vuçiçin dhe Ramën me administratën Trump. Rasti më i qartë ishte tentativa e tij e dështuar për ta vendosur Edi Ramën në një tryezë me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih në shkurt të 2025. Tentativa e tij, e mbështetur edhe nga dy biznesmenë të njohur shqiptarë, u hodh në erë nga Susan Ëiles, shefja e kabinetit të Presidentit Trump. “He is a Soros buffon. Stay as far aëay as possible – Ai është një bufon i Soros. Qëndroni sa më lag tij”, -është mesazhi që zonja Wiles u dërgoi lobistëve teksa po shoqëronte vetë JD Vance gjatë Konferencës së Myhihut.
Rasti i Richard Grenell është një shembull klasik i asaj që ndodh me diplomatët që misionin e tyre, nga diplomaci reale e shndërrojnë në pazare. Ai po ashtu është provë se politika nuk është gjithnjë biznes. Tani “ka një sherif të ri në Uashington”. Edi Rama do të përpiqet me siguri të gjejë lidhje të tjera me presidentin Trump. Ai e ka kthyer pllakën me 180 gradë, duke e quajtur Trump “një bekim për Evropën” nga “një e keqe për njerëzimin” që ishte afro 1 dekadë më parë. Grenell nuk vlen më sot as për Ramën. Por as Rama për të, sepse edhe Grenell e mori leksionin në Mynih se duhet t’i qëndronte larg kryeministrit shqipta
