Skip to content

Aksident, dy kamionë dalin nga rruga, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga.
Si pasojë, tre persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur.

Dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në vendngjarje.

https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2026/01/WhatsApp-Video-2026-01-31-at-13.15.19.mp4?_=1

Published inNews